Aktualitet
Kosova dhe Turqia dakordohen që të avancojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale
Homologët zhvilluan takim bilateral, përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMinistri Peci ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci.
Homologët zhvilluan takim bilateral, përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë, njofton Ministria e Bujqësisë.
Peci ka thënë se, Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndërinstitucionale do i kontribuojë kësaj miqësie.
“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të Ministrit turk Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Prof. Dr. Vahit Kirişci. Me këtë rast homologët zhvilluan takim bilateral, tejet përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë. Ministri i BPZhR-së, Faton Peci pasi e falënderoi për mikpritjen z. Kirişci e njoftoi atë rreth zhvillimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe hapat e ndërmarrë në avancimin e mëtejmë të bujqësisë. “Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari mes dy institucioneve tona, u dakorduam që edhe më tutje të thellojmë bashkëpunimin, duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat që përfshijnë fushat që mbulojmë si bartës të politikave brenda institucioneve tona. Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, u shpreh pas këtij takimi Ministri Peci. Gjithashtu, Ministri Faton Peci e ftoi homologun e tij, z.Vahit Kirişci që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës dhe të njihet më nga afër me potencialin zhvillimor e investiv që Kosova ofron”, thuhet në njoftim.
Aktualitet
36 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve
Published
23 minutes agoon
February 2, 2026By
ubtnews
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.
Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje ndaj Sllobodan Millosheviqit për vetë emërimin si ‘kral’ i të gjithë serbëve në Fushë-Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i paevitueshëm.
Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm, por për atdheun, shkruan KosovaPress.
Kjo rini e shëndoshë, pa hezitim, timonin e pajtimit ia dhuroi Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbarë trojet tona etnike.
Njerëzit në atë kohë në krye me Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për t’u bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.
Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anembanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte krisur ora e madhe e historisë sonë. Fryma e faljes dhe e pajtimit të gjaqeve, e nisur atëherë, mbetet e gjallë edhe sot, në disa raste. /Kosovapress/
Live
Borxhi në banka, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset
Published
24 minutes agoon
February 2, 2026By
ubtnews
Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro.
Sipas të dhënave të reviduara (verifikuara) nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), stoku i mbitërheqjeve apo overdrafteve në fund të vitit 2025 ka arritur vlerën prej 655 milionë eurove, një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, të publikuara nga Instituti GAP, raporton KosovaPress.
Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.
Sipas një publikimi nga Instituti GAP, norma mesatare efektive (e ponderuar) e interesit e aplikuar në këto overdrafte gjatë vitit 2025 ishte 7 për qind.
“Ndërkaq, overdraftet e ekonomive familjare kapin vlerën prej 115.9 milionë euro, që përbën një rritje rreth 18 milionë euro apo 19% krahasuar me vitin paraprak. Norma mesatare efektive e interesit (e ponderuar) e aplikuar në overdraftet e ekonomive familjare gjatë vitit 2025 ishte 12.3 për qind”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP, transmeton KosovaPress.
Grafika për mbitërheqjet bankare në Kosovë, 2015-2025:

Aktualitet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
4 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
4 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





36 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve
Borxhi në banka, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
