Sport

Kosova dhe Shqipëria më 11 nëntor zhvillojnë ndeshje miqësore

Published

on

Kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19. Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.

Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë./UBTNews

Sport

Baseli i Xherdan Shaqirit sonte në ndeshjen e parë të play-offit në Champions League

Published

on

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit të UEFA Champions League. Në qendër të vëmendjes është ndeshja mes Baselit dhe Copenhagenit.

Xherdan Shaqiri me shokë synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve, por duhet ta mposhtin ekipin nga Danimarka në dy ndeshje.

Ky takim nis nga ora 21:00 dhe ndeshja e parë zhvillohet në qytetin e Baselit.

Tri ndeshjet tjera janë: Bodo/Glimt-Strum Graz, Celtic-Kairat Almaty dhe Fenerbahce-Benfica.

Continue Reading

Sport

Braziliani Fabio bëhet lojtari me më shumë ndeshje në historinë e futbollit

Published

on

Fabio Deivson Lopes Maciel është bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e futbollit.

Portieri i Fluminense, i cili do të festojë ditëlindjen e 45-të në shtator, luajti golin e tij të 1,391-të në fushën e stadiumit ikonik Maracana në ndeshjen e Copa Sudamericana kundër klubit kolumbian America de Cali, duke e bërë atë zyrtarisht lojtarin me më shumë paraqitje në histori.

Rekordi i mëparshëm prej 1,390 paraqitjesh mbahej nga portieri legjendar anglez Peter Shilton, karriera e të cilit zgjati 31 vjet, nga 1966 deri në vitin 1997.

Karriera e Fabios filloi 28 vjet më parë, të njëjtin vit kur Shilton i tha lamtumirë. Ai filloi të mbronte për Uniao Bandeirante, është interesante se pas kësaj mbrojti vetëm për tre klube. Më 2000 u transferua te Vasco da Gama, dhe më pas nga viti 2005 deri më 2021 mbrojti për Cruzeiro dhe me 976 ndeshje është mbajtësi i rekordit për atë klub të famshëm. Që nga viti 2022, pavarësisht viteve të tij të fundit si lojtar, ai ka qenë zgjedhja e parë në portë për Fluminense.

Me klubin nga Rio de Janeiro, ai fitoi dy kampionate kombëtare, Copa Libertadores në vitin 2023 dhe Recopa Sudamericana në vitin 2024.

Kontrata e tij me Fluminense është e vlefshme deri në dhjetor 2026, që do të thotë se ai do të vazhdojë ta rrisë rekordin, dhe i vetmi lojtar që ka një shans ta kalojë atë është i pathyeshmi Cristiano Ronaldo. Ai është në vendin e tretë me 1,287 paraqitje dhe, duke marrë parasysh se është katër vjet e gjysmë më i ri dhe nuk tregon shenja ngadalësimi, nuk do të ishte çudi nëse ai do ta zgjasë karrierën e tij derisa të thyejë rekordin e Fabios.

Continue Reading

Sport

Ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

Published

on

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”

Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.”

Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.”

Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP legjendë Ndoro.”

Ndoro ka qenë pjesë e Kombëtares së Zimbabwes në periudhën 2013–2017, ku ka zhvilluar 14 ndeshje e realizuar pesë gola, një prej tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 kundër Tunizisë. Ai spikati me klubin Chicken Inn në Zimbabve, përpara se të transferohej në Premier Ligën e Afrikës së Jugut më 2013.

Me Black Aces shënoi 14 gola, ndërsa me Orlando Pirates bëri historinë duke realizuar 23 gola në dy sezone dhe u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në sezonin 2016/17. Karriera e tij vazhdoi me eksperiencë në Arabinë Saudite te Al-Faisaly, para se të rikthehej në Afrikën e Jugut me Ajax Cape Town dhe Highlands Park. Lojtari i varur këpucët më 2020 me klubin Al-Orouba në Oman.

Shkaku i vdekjes së Ndoro ende nuk është bërë publik, por raportohet se ish-futbollisti ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit.

Continue Reading

Sport

MrBeast: “I kalova 5 orë në shtëpi të Cristiano Ronaldos

Published

on

Ylli i YouTube, MrBeast e ka lavdëruar tej mase Cristiano Ronaldon, për të cilin thotë se është treguar mjaft zemërgjerë dhe mikpritës me të.

Influenceri e realizoi një emision me yllin e futbollit, të cilin e kishte vizituar në Arabinë Saudite. MrBeast tregon se një takim që priste të zgjaste pak minuta, shkaku i agjendës së ngarkuar të 40-vejeçarit, zgjati me orë të tëra.

Dhe, YouTuberi amerikan thotë se e shijoi në maksimum këtë periudhë.

“I kalova 5 orë me Cristiano Ronaldon dhe ishte e çuditshme sepse…” “Unë vetëm i thash: ‘Mi’ jep veç 10 minuta. E di se je njeriu mashkulli më i famshëm në planet.’ Ai më shikoi dhe më tha: ‘Do të kem kohë sado që të nevojitet ty.’ Përfundova duke kaluar orë të tëra me të në shtëpinë e tij.”

Cristiano i’a dhuroi Mr Beast një fanellë speciale të Al Nassr dhe e ftoi në cilëndo ndeshje që do ta zgjidhte ai për ta shikuar në stadium.

Bashkëpunimi i tyre është parë i ka bërë më shumë se 700 milionë klikime në YouTube.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara