Lajmet

Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë krijimin e një pike të përbashkët kufitare

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron në vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut, prej ku ka thënë se Kosova është e gatshme të ndërmarrë masat e nevojshme për realizimin e një pike të përbashkët kufitare në mes të dy shteteve.

Një gjë të tillë e synon edhe Maqedonia e Veriut, ka thënë kështu homologu i saj në Shkup, Bujar Osmani.

Në një konferencë për media, Gërvalla dhe Osmani kanë thënë se në takimin e përbashkët kanë biseduar edhe për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive.

“Sa u përket pikave kufitare, u jap shumë të drejtë, është diçka që duhet të gjejmë një zgjidhje pragmatike me qëllim që qytetaret mos të detyrohen të presin gjatë në kufi. […] Si Republikë e Kosovës jemi shumë të gatshëm të ndërmarrim në aspektin teknik gjithçka që është e nevojshme për realizimin e një pike të përbashkët, të një vendkalimi të përbashkët kufitar me qëllim të mos pritet dy herë”, ka thënë Gërvalla.

E ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se partneritetin politik e ekonomik me Kosovën, po tentojnë ta kthejnë në projekte konkrete të cilat do të përmirësonin jetën e qytetarëve në të dy shteteve.

“Qëllimi është të krijohet një pikë e përbashkët kufitare e dyja vendeve, grupet e punës ka një kohë që punojnë në drejtim të fizibilitetit dhe përcaktimit, ose përgatitjet së një plani të tillë, mbledhja e përbashkët e qeverive duhet të jetë një shtytës i rëndësishëm në drejtim të formalizmit të hapave drejt krijimit të kësaj pike të përbashkët kufitare por nuk ka dilema pulitke të çfarëdo lloji sa i takon krijimit të kësaj pike kufitare. Bile po tentohet të shkohet edhe më tej në drejtim të liberalizimit të kufijve në rajon me qëllim siç thash lirimit të potencialit të mbyllur tani në rajon për shkak të fragmentimit të tregjeve dhe barrierave administrative që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Gjatë vizitës saj në Shkup, Gërvalla ka thënë se Kosova është e përkushtuar me Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera të rajonit të thellojnë bashkëpunimin rajonal s gjashtë shtete të barabarta që për synim e kanë integrimin në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të takojë sot në Shkup krerët institucionalë dhe do të marrë pjesë në aktivitete kulturore.

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Kulturë

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

lajme

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara