Lajmet

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Published

on

Numri i rasteve me COVID-19 ka filluar sërish të rritet. E për pasojë është shtuar edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive. 19 persona janë të shtrirë në këtë klinikë, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe po trajtohet në Intensivë, ndërsa dy të tjerë janë në oksigjeno-terapi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha për KosovaPress se tri ditët e fundit ka pasur fluks më të madh të pacientëve të cilët kanë kërkuar shërbime.

“Për momentin ne në Klinikën Infektive kemi gjithsejtë 19 pacientë të spitalizuar. Këto dy-tri ditët e fundit kemi pasur një fluks më të madh të pacientëve të shtrirë. Prej tyre kemi tre pacientë në mjekim intensiv, njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë dhe kritike, është i intubuar. Dhe 12 pacientë të tjerë janë me oksigjeno-terapi”, deklaron ai.

Vishaj thotë se janë duke parë gjendjen me vëmendje dhe konform kësaj janë duke marrë masa të nevojshme në mënyrë që të jenë gatshëm për pritjen e fluksit të ri të mundshëm.

“Po vërehet një trend, një rritje e numrit të të infektuarve gjithkund në kontinent dhe në vendet tjera. Pa dyshim që ardhja e fluksit të madh të qytetarëve tanë edhe prania e formave të reja të virusit, sidomos Delta që duhet të jetë aktuale edhe në vendin tonë. Ka quar në një prani të tillë të fillimit të një vale të re”, shton Vishaj.

Udhëheqësi i Klinikës Infektive shprehet se zgjidhja e vetme është që qytetarët të vaksinohen, meqë pritet që të ketë valë të re të përhapjes të variantit COVID-19. Ai tregon se ka pacientë të vaksinuar të cilët po trajtohen, mirëpo që të njëjtit manifestojnë forma më të lehta klinike.

“Ne kemi pasur edhe pacientë që janë shtrirë dhe tani që janë të shtrirë që kanë qenë të vaksinuar. Mirëpo, këta pacientë e kemi vërejtur se kanë manifestuar forma më të lehta klinike. Do të thotë qëllimi i vaksinës është që pasi të vaksinohesh, mos të përfundosh në formën shumë të rëndë që mundësia e trajtimit të jetë e limituar”, tregon u.d së drejtorit të Infektivës.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 72 raste me koronavirus, ndërsa 17 janë shëruar. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dy dozat e vaksinës, kanë marrë mbi 130 mijë qytetarë të Kosovës.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara