Lajmet

Gërvalla në Shkup: Iniciativa e Novi Sadit është e rrezikshme

Published

on

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se nisma rajonale e emëruar tani “Ballkan i Hapur” është e rrezikshme dhe përmes saj krijohet përshtypja se rajoni ka alternativë tjetër në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e saj në Shkup, ministrja e Jashtme dhe Diasporës ka thënë se nuk ka nevojë për nisma rajonale të tilla derisa shtetet veçse janë pjesë e procesit të Berlinit, që sipas saj, hapja e iniciativave paralele nuk paraqet diçka të re.

Një ditë pasi Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për nismë rajonale, e njohur si minishengeni ballkanik por që dje u emërua si “Open Ballkan”, ministrja e Jashtme e Kosovës ka treguar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë në kundërshtim të kësaj nisme.

“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit ndërkohë të minishengenit, që nga dita e djeshme të Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë të rrezikshme. Pse e konsiderojmë të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së, dhe perçimi i këtij mesazhi ne e konsiderojmë që është më i rrezikshëm sa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”.

Ajo ka përmendur procesin e Berlinit në të cilin janë pjesë të gjitha vendet e rajonit, për çka ka thënë se hapja e nismave paralele nuk paraqet diçka të re.

“Ne kemi një proces të përbashkët rajonal ku jemi të gjitha vendet e rajonit, procesi quhet procesi i Berlnit, aty kemi disa vite që përpiqemi të shtyjmë përpara marrëveshjet të cilat prekin të gjithë qytetarët tanë. Në këtë iniciativë Republika e Kosovës është partner i barabartë me pesë shtetet e tjera të Ballkanit, dhe ne konsiderojmë që hapja e iniciativave paralele të cilat në thelb nuk paraqesin diçka të re, është e rrezikshme për atë se si ne e shohim vetë në rajon por edhe si shihemi nga BE. Është përshtypja ime që kjo iniciativë e quajtur më parë minishengen dhe tani e hapur, shtrohet pyetja ndaj kujt, vë një pikëpyetje edhe rreth përcaktimeve gjeostrategjike që ka rajoni ynë, sepse në rajonin tonë jo të gjitha shtetet kanë të njëjtin përcaktim gjeostrategjik”, ka thënë Gërvalla derisa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth minishengenit.

Nisma rajonale e njohur si minishengen, dje është zyrtarizuar me emrin “Open Ballkan”, e nënshkruar në Shkup nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kësaj nisme nuk i është bashkuar Kosova, Mali i Zi e as Bosnje e Hercegovina.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut.

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

lajme

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara