

Lajmet
Kosnett viziton afganët në Bondsteel, u premton se ShBA do tu sigurojë banimin e përhershëm
Published
4 years agoon
By
UBT newsAmbasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dje së bashku me ekipin e tij kanë vizituar afganët që janë strehuar në kampin ushtarak Bondsteel.
Përmes një tweet-i ambasada amerikane ka shkruar se ShBA do të punojë që t’u sigurojë afganëve banimin e përhershëm.
“Të hënën një ekip i ambasadës i udhëhequr nga ambasadori Kosnett ka mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë bashkëpunëtorë të ShBA-së në shtëpinë e tyre të përkohshme në kampin Bondsteel. Ndërsa sigurohen që familjet të jenë të rehatshme gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
Lajmet
Murati: Vendimet për studentët nuk lidhen me zgjedhjet, janë zotime të dhëna që në fillim të vitit
Published
21 minutes agoon
October 7, 2025By
UBTnews
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se masat e miratuara për studentët, përfshirë bursën e mobilitetit dhe ndarjen e shumës së menjëhershme prej 100 eurove, nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit, por janë zotime të bëra që në fillim të këtij viti.
Murati tha se shpërndarja e mbështetjes është lidhur me nisjen e vitit akademik dhe se masa e tillë është zbatuar edhe më parë.
“Viti akademik fillon këtë muaj; po të kishte filluar më herët, do t’i jepnim më herët. Bursa e mobilitetit është dhënë si premtim që në janar të këtij viti. Ndërlidhja është bërë me vitin akademik. Edhe ndarja e menjëhershme, as kjo nuk është hera e parë që bëhet; së paku në dy vite radhazi ka qenë mbështetje e tillë për të gjithë studentët,” tha Murati./D.B/EO
Lajmet
Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta
Published
32 minutes agoon
October 7, 2025By
UBTnews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
KQZ thotë se për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.
Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.
Ndërkaq, regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.
Më 2 tetor 2025 është përrmbyllur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione.
Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit./D.B/KP
Lajmet
Thellimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri: Osmani priti në takim dy ministre të Belgjikës
Published
33 minutes agoon
October 7, 2025By
UBTnews
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ministren e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt.
“Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njoftoi Presidenca.
Tutje, në njoftim u theksua se Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës dhe theksoi se Belgjika mbetet një nga partneret më të besueshme dhe më parimore të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke nënvizuar se institucionet e vendit janë plotësisht të përkushtuara në zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien. Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës janë ndër më proevropianët në kontinent dhe se heqja e masave të BE-duhet të ndodh sa më shpejtë dhe se do të ishte një hap i drejtë për rimëkëmbjen e besimit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit. Në këtë kontekst, në raport me rrugën e Kosovës për integrim në BE, presidentja Osmani shtroi nevojën që Belgjika ta marrë rolin udhëheqës për ta shtyrë përpara aplikimin e Kosovës në BE”, bëri të ditur Presidenca.
Takimi i Osmanit me dy ministret e Belgjikës është zhvilluar në Presidencë dhe mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit./D.B/KP
Lajmet
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, më rëndë se Rusia në Evropë
Published
35 minutes agoon
October 7, 2025By
UBTnews
E përditësuar
13:28 – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se ndërhyrjet e Serbisë në procesin zgjedhorë në Kosovë janë më të rënda sesa të Rusisë në Evropë.
Kjo deklaratë e Kurtit vjen pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë.
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimin dhe shantazhin e beneficioneve sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish kryeministri i Serbisë, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë.
Tutje, Kurti tha se ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit.
“Nuk kanë se si të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimin dhe shantazhin e beneficioneve sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish-kryeministri i Serbisë, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë. Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentarë të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti”, tha Kurti.
Kurti, shtoi se misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë, e sipas tij arsyeja pse Serbia nuk po ndryshon sjellje është se nuk është dënuar nga BE-ja për këtë çështje.
Ai bëri thirrje BE-së që të dënoj ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionoj atë për veprimet të cilat bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkeljes së marrëveshjes bazë të Brukselit.
“Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga Bashkimi Evropian, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani në zgjedhjet në Kosovë, është edhe më e rëndë sesa ajo e Rusisë në Evropë. I bëjmë thirrje BE-së që të dënon ndërhyrjen e Beogradit Zyrtarë në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionoj Serbinë për veprimet të cilat bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin marrëveshjen bazë të Brukselit”, tha Kurti.
Vuçiq një ditë më parë përmes manipulimit elektoral u mor me zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor, ku garon Lista Serbe – dorë e zgjatur e regjimit të tij.
Ai pretendoi se vetëm brenda 10 ditësh do të hapin “400 vende pune”./D.B/KP
13:17 – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka deklaruar se, pavarësisht bllokimit të formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të shkurtit, ekonomia e vendit ka vazhduar të shënojë rritje.
Sipas tij, rritja ekonomike ka arritur në 4.58 për qind të bruto produktit vendor.
“Përderisa formimi i institucioneve të reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende mbahet pezull, ekonomia e vendit vazhdon të rritet duke shënuar një rritje 4.58% të bruto produktit vendor në tremujorin e dytë të këtij viti”, tha Kurti.
Kurti ka njoftuar gjithashtu për një masë të re financiare që përfshin të gjithë studentët, duke theksuar se secilit prej tyre do t’u ndahen nga 100 euro mbështetje e menjëhershme./D.B/EO
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar vendimin për ndarjen e bursave të mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, që do të kapin vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për çdo student që plotëson kriteret për përfitim.
Nga aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq.
“Nga 100 euro shumë e menjëhershme për të gjithë studentët. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Sot do të merret vendimi edhe për bursën e mobilitetit për studentët ‘bachelor’, ndërsa shuma e mbështetjes do të varet nga distanca e vendbanimit”, theksoi Kurti.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo masë do të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 milionë eurosh.
“Kemi të bëjmë me ndarjen për shumën e menjëhershme për studentët që plotësojnë kriteret, në vlerë prej 100 eurosh. Kjo masë parasheh që të ketë kosto prej rreth 6 milionë eurove,” tha Murati./D.B/EO

Edicioni i 6-të i “Ditëve të Filmit Shqiptar”, kinematë suedeze mirëpresin filmat shqiptar

Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

Macron duhet të thërrasë zgjedhje të parakohshme presidenciale, thotë ish-kryeministri francez

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha tre fizikantëve kuantikë

Murati: Vendimet për studentët nuk lidhen me zgjedhjet, janë zotime të dhëna që në fillim të vitit

I lëshohet kënga e Dua Lipës, ky është reagimi epik i Ritës

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta

Thellimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri: Osmani priti në takim dy ministre të Belgjikës

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, më rëndë se Rusia në Evropë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Vendi1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën