Shëndet

Kos, mjaltë, arra në mëngjes për fuqi gjatë ditës

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore.

Published

on

Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.

Si kosi, ashtu edhe mjalti kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut, për të cilat ju ftojmë të lexoni më poshtë:

Mjalti: Përdorimet dhe vlerat
Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezishëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit. Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Kosi: Përdorimet dhe vlerat shëndetësore
Ekspertët thonë se kosi përmirëson tretjen. Ata kanë kryer një sërë studimesh për të vërtetuar përfitimet e sistemit tretës që vijnë nga kosi. Shumë studime kanë provuar ndikimin pozitiv që kosi ka ndaj një sërë problemesh gastrointestinale, konstipacioni dhe inflamacioni i zoNuk ka asnjë dyshim që kosi dhe mjalti ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, si veçmas ashtu edhe kur kombinohen së bashku. Nëse hani kos me mjaltë, vlerat ushqimore dhe shëndetësore të këtyre dy produkteve shtohen ndjeshëm. Përmbajtja e lartë e glukozës nga mjalti në kombinim me proteinat e kosit është një zgjedhje optimale për forcën dhe rimëkëmbjen e muskujve.

Mjalti me kosin është një formulë ushqyese e shkëlqyer. Nëse nuk e e teproni me të, mund të merrni pak kalori dhe një ekuilibër ideal mes karbohidrateve dhe proteinave.Duke përzier përmbajtjen ushqimore të mjaltit dhe aminoacidet e kosit, ju do t’i vini në ndihmë trupit, duke arritur një tretje ideale. Me tretjen, organizmi dhe të gjitha sistemet e tjera do të punojnë mirë së bashku, për të garantuar një shëndet optimal./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara