Kulturë

Korça Film Fest: Përshtypje dhe reflektim përmes kinemasë

Published

on

Në kinemanë “Majestic” në Korçë, u hap me një atmosferë plot energji edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër, i njohur si “Korça Film Fest 2024”. Ky festival, që mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia e Korçës, është bërë një ngjarje e rëndësishme për dashamirësit e kinemasë dhe krijuesit e filmit.

Në këtë edicion, 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurrojnë në katër kategori: filma kombëtarë, ndërkombëtarë, studentorë dhe dokumentarë. Festivali synon të bashkojë regjisorë nga çdo cep i globit, duke ofruar një platformë për shfaqjen e veprave të tyre, krijimin e lidhjeve të reja dhe zhvillimin e projekteve të ardhshme. Midis pjesëmarrësve, pesë kineastë janë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke e theksuar kështu rëndësinë e bashkëpunimit në rajon.

Ky edicion ka sjellë novitetin e kategorisë për filmin e shkurtër dokumentar, një shtesë e mirëpritur që pasqyron zhvillimin e kinemasë dokumentariste. Drejtori i festivalit, Gledis Bica, theksoi se seleksionimi për filmat kombëtarë është një proces rigoroz, edhe pse sfidues, duke marrë parasysh që prodhimi i filmave shqiptarë nuk arrin të jetë aq i madh sa do të dëshironim.

Festivali u hap me një film nga Palestina, i cili reflekton situatën komplekse në Lindjen e Mesme, duke shërbyer si një kujtesë për sfidat që përballen shumë kombet.

Në këtë kontekst, “Korça Film Fest” nuk është thjesht një festival filmash, por një mundësi për të reflektuar mbi realitetin global përmes artit dhe kinemasë./UBTNews/

Kulturë

Njëzet gjuhët që fliten më së shumti në botë

Published

on

By

Gjuhët maten me vjetërsinë e tyre. Sa më e vjetër gjuha, aq më me vlerë ajo dhe vet qytetërimi që e flet. Por, në kohën e sotme më shumë ka vlerë sa veta e flasin atë gjuhë. Sa më shumë njerëz që e flasim, aq më me vlerë ajo.

Le të shohim cilat janë njëzet gjuhët që fliten më së shumti në botë:

1. Anglisht – 1.45 bilion njerëz

2. Gjuha mandarine kineze – 1.12 bilion

3. Indishtja – 602 milionë

4. Spanjishtja – 548 milionë

5. Frëngjishtja – 274 milionë

6. Arabishtja – 274 milionë

7. Bengalishtja – 273 milionë

8. Rusishtja – 258 milionë

9. Portugalishtja – 257 milionë

10. Urdishtja – 281 milonë

11. Indonezishtja – 199 milionë

12. Gjermanishtja – 135 milionë

13. Japonishtja – 125 milionë

14. Gjuha Nigerishte – 121 milionë

15. Gjuha Marathi – 99 milionë

16. Gjuha Telugu – 98 milionë

17. Turqishtja – 88 milionë

18. Gjuha Tamile – 86 milionë

19. Gjua Yeu kineze – 85.6 milionë

20. Vietnamishtja – 85.3 milionë

Continue Reading

Kulturë

Cilat shtete e kanë sistemin më të mirë të arsimit në botë?

Published

on

By

Sistemi cilësor i arsimit është një nga parakushtet dhe treguesit kryesorë të zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti. Ndaj, edhe shtetet dhe shoqëritë investojnë pandalshëm në rritjen e cilësisë së arsimit.

Dhe, matjet e shpeshta të nivelit të arsimit bëjnë që këto përpjekje të jetë edhe më të mëdha. Ndërkohë, ka vite që në krye të listës së shteteve me sistem cilësor të arsimit prijnë shtetet skandinave. Ja lista e 40 shteteve me sistem më të mira arsimor:

1. Finlanda

2. Suedia

3. Norvegjia

4. Danimarka

5. Kanadaja

6. Zelanda e Re

7. Japonia

8. Koreja e Jugut

9. Holanda

10. Zvicra

11. Gjermania

12. Austria

13. Australia

14. Anglia

15. Singapori

16. Franca

17. Belgjika

18. Irlanda

19. Izraeli

20. SHBA

21. Spanja

22. Italia

23. Polonia

24. Çekia

25. Estonia

26. Letonia

27. Lituania

28. Hungaria

29. Sllovakia

30. Kina

31. Tajvani

32. India

33. Brazili

34. Argjentina

35. Meksiko

36. Turqia

37. Afrika e Jugut

38. Malajzia

39. Filipinet

40. Tajlanda

Continue Reading

Kulturë

Kosova në fokusin e producentëve të Hollywood-it për xhirime filmike

Published

on

By

Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën, për të shqyrtuar Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike. Kjo vizitë ka për qëllim njohjen me potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite, do të organizohet një takim rrjetëzimi me qëllim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.

Ngjarja do të mbahet sot në Kino Armata në Prishtinë, nga ora 17:00.

Continue Reading

Kulturë

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026

Published

on

By

Gjatë mbrëmjes së sotme është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Eurovision 2026, duke përcaktuar renditjen e performuesve për këtë edicion.

35 shtete marrin pjesë këtë vit, ndërsa “Pesëshja e Madhe” – Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca – dhe nikoqiri Austria sigurojnë automatikisht kualifikimin për finalen e madhe.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në pjesën e dytë të saj, me këngëtaren Alis dhe këngën “Nan”.

Eurovision 2026 mbahet në Vjenë, Austri, më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja është planifikuar për 16 maj.

Continue Reading

Të kërkuara