Lajmet

Konjufca: Roli i grave në Kuvendin e Kosovës nuk dallon prej burrave

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën shënjuese me deputetet dhe ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Published

on

Në historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe demokratik janë të gravuar emrat e shumë grave, që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën shënjuese me deputetet dhe ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Konjufca thotë se deputetet në Kuvendin e Kosovës kanë marrë role të rëndësishme, udhëheqin gjysmën e komisioneve parlamentare dhe sipas tij shembujt e tyre jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk dallojnë prej burrave, por nëse diku dallojnë, gjithmonë dallojnë për të mirë.

“Në historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe demokratik janë të gravuar emrat e shumë grave, që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm… Ju përkulemi dhe i nderojmë në punën e tyre vetëmohuese që pavarësisht rrethanave të asaj kohe, bartës të të qenit grua politikane ishin këmbëngulëse në misionin që e kishin përsipër. Në diskutime dhe këto takime si ky, nuk mund të mos i kujtojmë edhe gratë e tjera intelektuale e aktiviste të palodhshme, që ishin aktive si në lëvizjen për liri ashtu edhe në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës por që nuk janë në mesin tonë… Përveç numrit gjithnjë e në rritje të grave që po fitojnë ulëse në Republikën e Kosovës dhe në kuvend e që në këtë legjislaturë e kemi numrin më të madh, ujojmë që legjislatura tjetër të kalojë numrin 50. Kanë marr role të rëndësishme, udhëheqin gjysmën e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shembujt e tyre jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk dallojnë prej burrave, por nëse diku dallojnë, gjithmonë dallojnë për të mirë në çdo rast”,thotë Konjufca.

Ndërsa, ish deputetja Kaqusha Jashari, e cila është njëra ndër nënshkrueset e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, sugjeron gratë që të bashkëpunojnë dhe të mos ketë ofendime dhe mosmarrëveshje, pasi sipas saj shteti i takon të gjithëve edhe opozitës dhe pozitës.

“Unë kam qenë vetëm njëherë deputete, pas luftës, ka një kohë të gjatë. Ka ndodhur që me qenë bash në atë kohë kur është dashur me u deklaruar për pavarësinë dhe jam nënshkruese e deklaratës së pavarësisë. Gjithmonë më ka mbetur me e përcjell kuvendin dhe seancat dhe punën e kuvendit, dhe po e ndjej vetën në këtë ambient me një shoqëri me të cilët kam qenë e angazhuar dhe e ndjej vetën mirë. Një sugjerim për gra, duhet me qenë një bashkëpunim jo vetëm grave por një bashkëpunim më të ngushtë jo kaq poshtë në kuvend me ofendime, me mosmarrëveshje sepse shteti i takon që të gjithëve edhe opozitës dhe pozitës”, shton Jashari.

Po ashtu, ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e legjislaturës së parë dhe të dytë, Nafije Berisha, shprehet se është ndjerë mirë që dikujt i ka ra ndërmend ta shkund “pluhurin” prej dokumentacionit dhe ta shoh se ende ekziston edhe grupi parlamentar i grave.

“Sot po ndjehem shumë mirë, dhe më ka ardhur mirë që dikujt i ka ra ndërmend pak me e shkund pluhurin prej dokumentacionit dhe me e pa që ekziston edhe grupi parlamentar i grave..04:37 Mesazh të cilin edhe ne çdo herë që kemi punuar, jemi munduar ta realizojmë që çdo ligj që kalon nëpërmes Kuvendit të Kosovës të shikojmë pozitën, gjendjen, përfitimin e gjinisë femërore. Ka ende shumë për të bërë, që gjendja e femrës të avancohet dhe më shumë”, shprehet Berisha.

Në seancën shënjuese, folën edhe ish deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albana Gashi, Flora Brovina, Besa Gaxheri dhe Teuta Haxhiu.

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 9.4 kg marihuanë në Gjakovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka sekuestruar 9.4 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë që është gjetur në fashitin Popoc në Gjakovë. 

Lënda narkotike dyshohet se ishte fshehur aty të dielën nga persona të dyshuar derisa ishin në ndjekje nga patrulla policore kufitare.

“Me datën 21 shtator 2026, gjatë patrullimit dhe punës intensive në terren të njësiteve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë,  është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendi ku ishin fshehur disa lëndë narkotike. Persona të dyshuar, një natë më parë, përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes që është zonë e brezit kufitar, persona të dyshuar kanë  fshehur dhe kanë braktisur tri çanta  dhe një qese, të mbushura me  lëndë narkotike. 

Një i dyshuar, shtetas turk, pasi ishte identifikuar thuhet se është arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut, të cilët ishin në asistim policor.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike’, përderisa pas intervistimit personi është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara