Aktualitet

Kongresmeni republikan thotë se FBI i ka sekuestruar celularin

Kërkimi lidhet me një hetim që po kryhet pjesërisht nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë.

Published

on

Republikani Scott Perry nga Pensilvania tha se FBI-ja i kishte sekuestruar celularin e tij.

“Ndërsa udhëtoja me familjen time, 3 agjentë të FBI-së më vizituan dhe më kapën celularin”, tha ai pjesërisht në një deklaratë.

Kërkimi lidhet me një hetim që po kryhet pjesërisht nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, sipas një burimi. Ndërsa Perry nuk ka thënë pse telefoni i tij u sekuestrua, mbikëqyrësi po heton gjithashtu veprimet e ish-zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, dhe potencialisht të tjerëve, pasi shqyrton rolin e departamentit në kërkimin për të ndihmuar ish-presidentin Donald Trump për të bllokuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari, pas fletarrestimit nga GJNP

Published

on

By

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”.

GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë.

Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së për Netanyahun është “gabim” dhe shtoi se lideri izraelit do të jetë në gjendje të mbajë bisedime në Hungari “me siguri adekuate”.

Sot, do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, Netanyahun, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, do ta siguroj atë se, nëse vjen, vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari. Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij”, tha Orban.

Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta politike me Netanyahun prej se ai dhe partia nacionaliste, Fidesz, e morën pushtetin në Hungari më 2010.

Netanyahu e vizitoi Budapestin në vitin 2017.

Liderët e Izraelit dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar fuqishëm vendimin e GJNP-së, por shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fletarrestimet nuk janë politike dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.

Brenda BE-së, Hungaria dhe Republika e Çekisë janë përkrahës të fuqishëm të Izraelit, derisa vende si Spanja dhe Irlanda theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Ministria e Jashtme e Çekisë, duke iu përgjigjur vendimit të GJNP-së, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e quajti të “pavend” vendimin e GJNP-së, duke thënë në X të enjten vonë se “vendimi minon autoritetin e gjykatës në rastet e tjera, kur i barazon përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti demokratik me liderët e një organizate islamiste terroriste”./REL/

Continue Reading

Bota

Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tentim grusht shteti

Published

on

By

Policia federale e Brazilit e ka akuzuar ish-presidentin, Jair Bolsonaro, dhe 36 persona të tij, për tentim të një grusht shteti me qëllim që ai të qëndronte në detyrën e presidentit, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

Gjetjet e Policisë braziliane do t’i dërgohen Gjykatës Supreme të Brazilit, që ajo t’ia dërgojë më pas prokurorit të Përgjithshëm, Paulo Gonet, i cili ose do të pajtohet me akuzën dhe të nisë gjykimin ndaj ish-presidentit, ose do të hedhë poshtë gjetjet e hetimit.

Ish-udhëheqësi i krahut të djathtë ka mohuar pretendimet se ai ka tentuar që të qëndrojë në pushtet pas disfatës në zgjedhjet e vitit 2022, zgjedhje të cilat i fitoi rivali i tij majtist, Luiz Inacio Lula da Silva.

Që atëherë, Bolsonaro është përballur me një sërë kërcënimesh se do të përballet me ligjin.

Hetimet e tjera që janë përqendruar në rolet e tij të mundshme në kontrabandimin e stolive të diamantit në Brazil, pa i deklaruar, dhe në udhëzimin e një vartësi për të falsifikuar statusin e tij dhe të tjerëve për vaksinimin kundër COVID-19. Bolsonaro ka mohuar përfshirjen në këto raste.

Të martën, Policia federale arrestoi katër zyrtarë ushtarakë dhe një polic federal për planifikim të një grushti të shtetit që përfshinte planin për të rrëzuar Qeverinë pas zgjedhjeve të vitit 2022 dhe planin e supozuar për të vrarë presidentin e ri, Lula, dhe zyrtarë të tjerë të lartë./REL/

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean

Published

on

By

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, akuzoi SHBA-në për rritje të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se Gadishulli Korean nuk është përballur kurrë me një rrezik të tillë të luftës bërthamore si tani, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake në Phenian, Kim tha se ishte përpjekur të negocionte me Uashingtonin, por se rezultatet e këtyre bisedimeve, tha ai, vetëm theksuan politikën “agresive dhe armiqësore” të SHBA kundër Phenianit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve dhe premtoi të vazhdojë të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të vendit për të forcuar pozicionin strategjik të Koresë së Veriut, raportoi Reuters.

 

Continue Reading

Bota

Singapori var trafikantin e drogës, ekzekutimi i tretë i tillë brenda një jave

Published

on

Më 22 nëntor 2024, Singapori ka kryer varjen e tretë të një trafikanti droge brenda një jave, duke theksuar përdorimin e dënimit me vdekje për krimet e lidhura me drogën. Rosman Abdullah, një qytetar 55-vjeçar nga Singapori, u ekzekutua për trafikimin e 57,43 gram heroina. Ekzekutimi u realizua në burgun Changi, pas një procesi të rregullt ligjor, ku Rosman ishte përfaqësuar nga këshilltarë ligjorë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tilla si Amnesty International kritikuan ekzekutimin, duke theksuar shqetësime për paaftësinë intelektuale të Rosmanit dhe mungesën e ndihmës së nevojshme gjatë procesit të tij gjyqësor. Ata gjithashtu argumentuan se dënimi me vdekje nuk ka efektivitet në parandalimin e krimit dhe kërkuan që ekzekutimi të ndalohej.

Singapori, një qytet-shtet i njohur për ndjekjen e politikave strikte kundër drogës, është një nga vendet e pakta që përdorin dënimin me vdekje për krimet e drogës. Ligjet e vendit parashikojnë dënimin me vdekje për trafikimin e më shumë se 15 gram heroina, ndërkohë që qeveria mbështet këtë masë duke e cilësuar atë si një mjet parandalues për të mbrojtur shoqërinë nga abuzimi me drogën./Al Jazeera./

Continue Reading

Të kërkuara