Të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi Kolombia u godit nga një prej tërmeteve më të mëdhenj të viteve të fundit.
Numri i të vdekurve ka gjashtë të rritet, pasi dyshohet se ka të tjerë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 07:34 në një thellësi prej 103 km në provincën Chocó, njoftoi shërbimi gjeologjik i vendit. Ai u ndje në një zonë mjaft të gjerë, e cila shtrihej për qindra milje nëpër Kolombinë perëndimore, raporton BBC.
Shumë nga viktimat janë regjistruar në qytetin e Pereira-s, në rajonin e kultivimit të kafesë në Kolombi, ndërsa qytetet përreth dhe rajoni Valle del Cauca u goditën gjithashtu rëndë.
Epiqendra e tërmetit ishte afër fshatit San José del Palmar, në provincën Chocó, por kryetari i bashkisë lokale, León Fabio Marín Moncada, tha se çuditërisht nuk kishte pasur të vdekur apo të plagosur — përpos faktit se rrugët hyrëse dhe dalëse u dëmtuan.
Më shumë se 480 persona u dëmtuan gjatë tërmeteve, shkroi Shoqata e Qyteteve Kapitale të Kolombisë në një deklaratë të përditësuar të hënën.
Rreth 55 km nga epiqendra e tërmetit, qyteti i Pereira-s pësoi disa nga dëmet më të mëdha.
Video të verifikuara nga BBC tregojnë të paktën një ndërtesë duke u shembur në Plaza Bolívar, sheshin kryesor të qytetit, me mbeturina dhe pluhur të shpërndarë në hapësirën e hapur ku ishin mbledhur shumë njerëz.
Autoritetet lokale kanë raportuar të paktën 40 persona të vdekur në zonën metropolitane të qytetit, me 65 ndërtesa të shembura. Besohet se ka njerëz të bllokuar në 15 prej tyre.
Në disa pjesë të qytetit është vendosur orë policore deri në orën 05:00 sipas kohës lokale të së martës.
Tridhjetë e dy ndërtesa u shembën në Cali, i cili ndodhet rreth 160 km në jug të Pereira-s dhe rreth 200 km nga epicentra.
Dan Cutler, 29 vjeç, është nga Londra por ka qëndruar në Kolombi për rreth dy muaj si pjesë e një udhëtimi të madh me partneren e tij, dhe aktualisht ndodhet në Cali.
Pasi u zgjua nga tërmeti, ai tha për BBC: “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë.”
“Ne vrapuam jashtë me pidhama. Nuk ka dëme të mëdha strukturore në hotel, por ka krisje sipërfaqësore në mure, ndërsa boja me suvën janë qëruar,” thotë ai.
Ka pasur gjithashtu raportime për viktima në Manizales, Quibdó, Medellín, si dhe në të gjithë rajonet Chocó dhe Valle del Cauca.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Manizales.
Duke folur për BBC World Service, Angélica Ávila tha se kishte qenë duke qëndruar në një hotel në Manizales.
Ajo tregoi se kur goditi tërmeti, në mure u shfaqën krisje.
“Të gjithë po bërtisnin… Pashë pluhur që dilte nga ndërtesat fqinje dhe tulla që rrëzoheshin nga muret,” tha ajo.
Gazetari dhe meteorologu Luis Felipe Molina, nga Manizales, ishte në shtëpi kur goditi tërmeti – rreth 150 km nga epicentra.
Ai shpjegoi se për shkak të tërmeteve të mëparshme, qyteti ka “rregullore shumë strikte të ndërtimit kundër tërmeteve” – kështu që ndërtesa e tij arriti t’i rezistonte goditjes.
“Kam 450 librave dhe vetëm pak mbetën në këmbë në rafte. Mund të dëgjoje xhama që thyheshin dhe njerëz që bërtisnin,” tha ai për BBC Mundo.
“Ishte një përvojë e tmerrshme dhe e frikshme”. /BBC/