Kronikë e zezë

Konfiskohet sasi e madhe barnash të kontrabanduara në Zhegër, i dyshuari në arrati

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave.

Published

on

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

 Kamagra 19X50x7,
 Daleron 25x8x500,
 Kalcium 6x40x50+40x40x50,
 Testosterone118x5x10,
 Clenbutero l94x5x100,
 Lunata 5x12x10,
 Sintrom 1000 x20,
 Lexilium 22x10x30,
 Sulfaspalim 98×50,
 Vitamin A+D3 120×50,
 Cutirox 470×50,
 Ketanol 200×10,
 Salbutamol 198x10x60,
 Volsulfleks 59×30+28×60,
 Karopelidol 150×25,
 Klindamicin 141×16,
 Alvotadin 20 – Sirup,
 Deprozel 40×20,

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara