Kronikë e zezë

I doli në pritë shokut të fëmijërisë dhe e vrau, dënohet me 21 vjet burgim

42 vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Published

on

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vjet e 4 muaj burgim, 42-vjeçarin  Mikel (Gjovalin) Alinë, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të i doli në pritë shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42 vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku iu ul një e tretat e dënimit.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i pajetë pak metra larg Rrugës së Kombit nga banorët e zonës tetorin e vitit 2019. Alia u arrestua disa javë më vonë, ndërsa tani Gjykata “është e bindur” se ai është autori i krimit.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen katër armë AK-47 në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë automatike AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë gjatë një aksioni në Podujevë, ndërsa një person është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, pas pranimit të informatave më 25 qershor janë ndërmarrë veprime hetimore, ku gjatë kontrollit të një porosie të dërguar përmes një agjencioni turistik janë gjetur dhe sekuestruar katër armë AK-47, nëntë karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike.

Më 2 korrik, në vazhdën e hetimeve, policia ka shoqëruar dy persona për intervistim. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri pjesë të një arme AK-47 dhe një kondak druri i pushkës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.”/A.K/

Continue Reading

Vendi

Raporti i Policisë: Detajet e reja për të shtënat me armë në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me incidentin me armë zjarri që ndodhi mesditën e së enjtes në Podujevë, ku pas një përleshjeje mbetën të plagosur katër persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe është cilësuar zyrtarisht nga autoritetet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Në këtë incident kanë mbetur të plagosur tre nga personat e përfshirë në konflikt, të cilët po trajtohen si të dyshuar, si dhe një kalimtar i rastit i cili u gjend aty pranë, ku që të gjithë kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të rastit, njësitë policore kanë kryer bastisje edhe në pronat e të dyshuarve.

Gjatë këtyre kontrolleve, policia arriti të gjejë dhe të sekuestrojë edhe dy armë të shkurtra me 82 fishekë, një armë gjuetie me 49 fishekë, si dhe katër karikatorë që mbanin në total 85 fishekë të tjerë.

Ky rast tashmë po i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me organet e drejtësisë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për përleshjen e armatosur në Podujevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur tre prej tyre dhe një kalimtar i rastit.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi paraprak lidhet me një mosmarrëveshje mes tyre.

Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Podujevës, ku sipas informacioneve fillestare raportohet për të shtëna me armë.

Sipas burimeve jozyrtare, tre persona dyshohet se janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rastin.

Lajmi do të përditësohet me informacione të reja./Kosovapress/

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara