Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 64.000 litra produkte të falsifikuara

Malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Published

on

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 64.350 litra të produktit “Coca – Cola” me origjinë nga Iraku, nën dyshimet se janë falsifikuar.

Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Kronikë e zezë

Dy raste të kanosjes në veri të vendit

Published

on

By

Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në veri të Kosovës në 24 orët e fundit sipas Policisë.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën Nemanjina në Zveçan, ku një qytetar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe brenda garazhit të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë e Veriut, ku një person dyshohet se, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur një mashkull tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore në të dyja rastet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshim për dhunim në Ferizaj

Published

on

By

Një rast i dyshuar për dhunim është raportuar në polici nga një e mitur, e cila ka deklaruar se gjatë vitit 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie në atë periudhë.

Sipas njoftimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 shtator 2025, ndërsa rasti është raportuar në polici më 23 shkurt 2026.

Pas pranimit të informacionit, autoritetet kanë njoftuar prokurorin kompetent dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, sipas Raporti 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Fushë Kosovë, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, një burrë, derisa po drejtonte një automjet me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, po ashtu burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Të kërkuara