Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në Mitrovicë

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona.

Published

on

Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, gjatë 24 orëve të fundit kanë konfiskuar tri armë zjarri. Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë të llojit, pistoletë, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

‘Në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje në rrugën ‘Ismail Loshi’ dhe në fshatin ‘Kçiq i Madh’ në Mitrovicë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare. Ndërsa konfiskimi i një arme të llojit pistoletë është realizuar në zonën banuese në ‘Tunelin e Parë’, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. “Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , ‘kontroll të paautorizuar të armës’ dhe ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ ”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Fushë Kosovë, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, një burrë, derisa po drejtonte një automjet me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, po ashtu burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hetim mbi dy vdekje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të vdekjeve janë raportuar në rajonin e Prishtinës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është gjetur pa shenja jete. Polica ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

Të dy rastet janë duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, duke e detyruar viktimën të paguajë kamatë mujore prej 100%.

Sipas Policisë së Kosovës, pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara