Lajmet

Konferenca para apelit në rastin e Salih Mustafës mbahet më 16 shkurt

Seanca do të mbahet në ora 10:00.

Published

on

Më 9 shkurt, kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2023 në ora 10:00.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjithashtu gjykatëse Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00. Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./BetimipërDrejtësi

Vendi

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme. Kryeqyteti prin me numrin më të madh të incidenteve, ku u raportuan tri raste të sulmeve, ndërsa situata të ngjashme janë shënuar edhe në Pejë, Gjakovë e Malishevë.

Në Prishtinë, policia ka ndërhyrë në tri incidente të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili pas intervistimit është liruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në incidentin e dytë në kryeqytet, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, në rastin e tretë, policia ka dërguar në mbajtje një burrë i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Në Pejë, një grua ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pas keqtrajtimit psiqik që ka pësuar nga një burrë. Edhe për këtë rast, prokurori ka vendosur që procedurat të vazhdojnë në rrugë të rregullt pas marrjes në pyetje të palëve.

Një situatë më specifike është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga tre persona – dy gra dhe një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në Gjakovë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj familjarëve të tij. Për shkak të rrezikshmërisë dhe vazhdimësisë së veprës, me vendim të prokurorit, ai është dërguar direkt në mbajtje.

 

Continue Reading

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Të kërkuara