Lajmet nga UBT

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Farmaceutike dhe Natyrore solli hulumtime dhe tema interesante në këtë edicion

Konferenca e Farmacisë ishte e akredituar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe u mundësoi pjesëmarrësve marrjen e pikëve.

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Farmaceutike dhe Natyrore ka zhvilluar aktivitetin e saj duke trajtuar një mori temash me karakter hulumtues nga studiues, profesorë dhe studentë të kësaj fushe.

Konferenca e Farmacisë ishte e akredituar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe u mundësoi pjesëmarrësve marrjen e pikëve.

Në këtë konferencë u trajtuan dhe u prezantuan tema të ndryshme që përfshinin kiminë, biologjinë, teknologjinë farmaceutike, farmakologjinë, si dhe biokiminë.

Temat dhe prezantuesit që e pasuruan fushën e Farmacisë në këtë konferencë ishin:

Sesioni i parë

Chair: Valon Ejupi

Co – Chair: Agon Hoti

Keynote speaker: Prof. Dr. Luciano Saso

  • “Functional and statistical characteristics of vitamin D in the creation and performance of the human body”, Ajlin Abdullahu, Miribane Dërmaku – Sopjani dhe Arleta Rifati – Nixha.
  • “Role of Vitamin D in Children Diagnosed with Asthma”, Emir Behluli, Lidvana Spahiu, Gazmend Temaj.
  • “Cerebrospinal Fluid Proteomic Characterization in Major Depressive Disorder”, Liridon Muqaku

Sesioni i dytë

Chair: Arianit Jakupi

Co – Chair: Liridon Muqaku

  • “The Distribution of Minerals in Crucial Parts of Mountain tea (Sideritis scardica Griseb.)”, Bujar Qazimi, Trajče Stafilov, Katerina Bačeva – Andonovska, Krsto Tašev, Shpend Dragusha, Hyrije Koraqi, Arianit Jakupi, Valon Ejupi.
  • “The importance of patient compliance with medicines storage recommendations”, Arlinda Haxhiu Zajmi, Edita Alili Idrizi, Lulzime Ballazhi, Drita Havziu, Dorentina Bexheti, Merita Dauti, Sihana Ahmeti Lika.
  • “Synthesis and characterization of some carbazole bearing pyridopyrimidine‐substituted imine derivatives”, Rina Krasniqi, Arleta Rifati – Nixha, Mustafa Arslan, Miribane Dërmaku – Sopjani.
  • “The ribosome modification! To modify or to die?”, Nexhibe Nuhi, Jehona Xheladini, Arjeta Shabani, Gjylai Alija, Sefedin Bilalli, Gazmend Temaj.
  • “Synthesis of biodiesel from waste cooking oil via transesterification”, Edlira Riza, Miribane Dërmaku – Sopjani, Osman Hasku and Arleta Rifati – Nixha

Sesioni i tretë

Chair: Shpend Dragusha

Co – Chair: Diellza Tahiri

  • “The resistive switching in the anodized Nb-Ta library system”, Ivana Zrinski, Achim Walter Hassel, Andrei Ionut Mardare.
  • “API fingerprinting using discriminatory analytical and chemometric techniques – a useful tool for authentication of API samples”, Gentiana Mehmeti, Gentrida Mehmeti, Ahmet Hoxha, Bujar Qazimi, Jelena Acevska.
  • “Nutritional values and statistical characteristics of soybeans and its products in the functioning of the human body”,Dafina Hoti, Miribane Dërmaku – Sopjani and Arleta Rifati-Nixha.
  • “Assays for Determining the Antioxidant Activity of willow bark of Salix alba”, Demush Bajraktari, Biljana Bauer, Lulzim Zeneli.
  • “An update of reported potential side effects for selected drugs based on WHO pharmacovigilance database”,Valon Ejupi, Bujar Qazimi, Arianit Jakupi, Shpend Dragusha.

Sesioni i katërt

Chair: Bujar Qazimi

Co – Chair: Valon Ejupi

  • “Prescribed and non-prescribed use of tranquilizers or sedatives amongst adolescents in Tetovo, North Macedonia”, Erda Aliu, Nexhibe Nuhiu, Bajram Kamberi, Donjeta Abazi.
  • “Evaluation of statin users in cardiology and oncology”, Diellza Tahiri, Armond Daci,
  • “Incidence of oral diseases with microorganisms causing sexually transmitted”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj.
  • “Utilization of antidiabetic medicines in Republic of Kosova”, Arianit Jakupi, Shpend Dragusha, Valon Ejupi, Agon Hoti, Demush Bajraktari, Bujar Qazimi, Eda Mehmeti.

Lajmet

Global UBT Fest 2026 sjell diskutime mbi energjinë, efiçiencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti përkatës në UBT organizoi Akademinë e Energjisë, duke sjellë ekspertë të industrisë dhe akademisë për të diskutuar tema aktuale që lidhen me sektorin e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat bashkëkohore.

Aktiviteti u hap me ceremoninë zyrtare dhe fjalën e mirëseardhjes nga dekani Armend Ymeri, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe industrisë në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Në kuadër të akademisë, Alush Mexhuani nga KEDS mbajti një ligjëratë mbi operimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke prezantuar funksionimin e rrjetit të shpërndarjes, sfidat operative dhe zhvillimet më të fundit në këtë sektor.

Ligjërata u pasua nga një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të ngrinin pyetje rreth temës.

Në pjesën tjetër të programit, Nafije Gashi mbajti ligjëratën me temën “Memoria kolektive dhe trashëgimia kulturore si sfidë në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në mjedise urbane”, ku u trajtuan sfidat e harmonizimit të ruajtjes së trashëgimisë kulturore me kërkesat për efiçiencë të energjisë dhe zhvillim të qëndrueshëm në zonat urbane.

Edhe kjo ligjëratë u shoqërua me diskutime dhe reflektime nga pjesëmarrësit. Përmes organizimit të kësaj akademie, UBT vazhdon të promovojë shkëmbimin e njohurive ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke krijuar mundësi për studentët dhe profesionistët që të njihen me zhvillimet më të reja në sektorin e energjisë dhe të kontribuojnë në adresimin e sfidave të së ardhmes.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vazhdoi aktivitetet e ditës së dytë në kuadër të Global UBT Fest 2026

Published

on

By

Në kuadër të festivalit më të madh të dijes, Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vazhdoi aktivitetet e ditës së dytë me një ligjëratë tematike nga industria, duke krijuar një urë lidhëse mes edukimit akademik dhe praktikës profesionale.

Ligjërata u mbajt nga përfaqësues të kompanisë Gproject, të cilët ndanë me studentët përvojat e tyre profesionale, sfidat dhe qasjet bashkëkohore në fushën e arkitekturës, projektimit dhe realizimit të projekteve.

Gjatë sesionit, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e punës në industri, rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor, si dhe me zgjidhjet inovative që aplikohen në projektet moderne të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Ky aktivitet u karakterizua nga diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash mes profesionistëve dhe studentëve, duke u ofruar këtyre të fundit një perspektivë më të gjerë mbi kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet më të fundit në sektor.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimin me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësi për të përfituar njohuri praktike dhe për të ndërtuar lidhje me profesionistë të fushës në kuadër të Global UBT Fest 2026.

 

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i ri i Akademisë Verore në UBT: Shkenca dhe inovacioni në fokus të transformimit të sistemeve agro-ushqimore

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, si dhe Fakulteti i Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, kanë hapur sot punimet e Akademisë Verore, e cila këtë vit po zhvillohet në kuadër të edicionit të 15-të të “Global UBT Fest 2026”.

Me temën qendrore “Transformimi i Sistemeve Agro-Ushqimore përmes Shkencës dhe Inovacionit”, ky aktivitet ka mbledhur në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan profesorë, ekspertë, studentë dhe hulumtues të fushës.

Hapjen zyrtare të kësaj akademie e bëri dekani i fakultetit, Prof. Fidan Feka, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e ndërthurjes së shkencës dhe teknologjisë moderne për një zhvillim të qëndrueshëm agro-ushqimor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë ditës së sotme, vëmendje e veçantë iu kushtua teknologjisë në përpunimin e pemëve dhe perimeve në Kosovë, temë kjo e shtjelluar nga Hartim Gashi, për të vazhduar me prezantimin e Zana Likës mbi certifikimin dhe të dhënat e bujqësisë organike.

Ndikimi kritik i kalimit nga shpyllëzimi në ripyllëzim mbi tokën, ujin dhe klimën u trajtua nga Betim Bresilla, ndërsa Arta Ismajli solli një perspektivë interesante laboratorike dhe klinike mbi sfingolipidet si rregullatorë të fshehur në shëndet.

Aktivitetet e sotme u përmbyllën me fokus te ushqyerja sportive dhe burimet e reja të proteinave nga Dea Luma, si dhe me ligjëratën e Medin Zeqirit mbi efektet e ngrohjes globale tek prodhuesit e qumështit.

Ky është vetëm fillimi i një agjende të ngjeshur akademike. Punimet e Akademisë Verore do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ku pritet të shpalosen hulumtime të tjera me rëndësi, prezantime nga ekspertë të fushës dhe debate tematike që prekin sigurinë ushqimore, zhvillimin rural dhe inovacionet e fundit në bujqësi.

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Stomatologjisë në UBT nisi punimet me fokus inovacionin dhe transformimin digjital në kujdesin dentar

Published

on

By

Në UBT kanë filluar aktivitetet e Akademisë Verore 2026 të Stomatologjisë, e cila këtë vit ka mbledhur studentë, profesorë, stomatologë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar zhvillimet më të fundit në teknologjinë dentare dhe praktikat bashkëkohore klinike.

Aktiviteti nisi me regjistrimin e pjesëmarrësve, ceremoninë hapëse dhe fjalët përshëndetëse të Prof. Ass. Dr. Agim Prokshajt dhe Prof. Ass. Dr. Blertë Zylfiu-Latifit, të cilët theksuan rëndësinë e Akademisë Verore si një platformë për shkëmbimin e njohurive, promovimin e inovacionit dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet studentëve, akademikëve dhe profesionistëve të stomatologjisë.

Në sesionin e parë, të moderuar nga Prof. Ass. Dr. Agim Prokshaj dhe Prof. Ass. Dr. Jeta Kiseri-Kubati, u trajtuan tema që lidhen me transformimin digjital dhe teknologjitë moderne në ortodonci dhe stomatologji.

Dr. Fatbardha Mustafa prezantoi ligjëratën me temën “Alignerët ortodontikë: planifikimi digjital, protokollet e printimit dhe sfidat klinike”, duke trajtuar përparësitë dhe sfidat e përdorimit të alignerëve në praktikën bashkëkohore.

Më pas, Asja Salihu prezantoi temën “Transformimi digjital në Stomatologji: krahasimi i teknikave të marrjes së masës”, ku u diskutuan teknologjitë më të avancuara që po ndryshojnë mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit në praktikën dentare.

Në vazhdim, Shpresa Mustafa dhe Gjeraqina Jusaj trajtuan temën “Mikroplastikat në alignerët ortodontikë”, duke prezantuar gjetje dhe diskutime mbi ndikimin e materialeve moderne në shëndetin oral dhe mjedis.

Aktiviteti vijoi me sesionin e dytë, të moderuar nga Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri dhe Prof. Ass. Dr. Genc Demjaha, ku u prezantuan tema që pasqyruan zhvillimet më të reja në laboratorët dentarë dhe integrimin e teknologjive digjitale në praktikën profesionale.

Në këtë sesion, tekniku dentar Sead Daci mbajti ligjëratën “Press-qeramika në praktikën dentare laboratorike”, duke prezantuar përparësitë e materialeve qeramike dhe aplikimin e tyre në restaurimet moderne dentare.

Më tej, Lis Ameti prezantoi temën “Bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet stomatologut dhe teknikut dentar në epokën digjitale”, duke theksuar rëndësinë e koordinimit profesional dhe përdorimit të platformave digjitale për të siguruar trajtime sa më cilësore për pacientët.

Ornela Lezi trajtoi temën “Roli i printimit 3D në teknikën dentare moderne”, ku u prezantuan mundësitë që ofron kjo teknologji në rritjen e saktësisë, efikasitetit dhe personalizimit të punimeve dentare.

Sesioni u përmbyll me prezantimin e teknikes dentare Floriana Kroni, e cila foli për “Inovacionet teknologjike në prodhimin e endokurorave”, duke paraqitur teknikat dhe materialet moderne që po transformojnë restaurimet dentare.

Akademia Verore e Stomatologjisë në UBT do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata, diskutime shkencore dhe prezantime profesionale, duke ofruar një platformë të rëndësishme për avancimin e njohurive, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e inovacionit në fushën e stomatologjisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara