Lajmet

Komuna e Gjilanit dhe FSK-ja pastrojnë ambientin dhe mbjellin drunj te penda e Livoqit

Published

on

Komuna e Gjilanit në Bashkëpunim me Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Lindje, kanë bërë sot pastrimin e ambientit dhe kanë mbjellë drunj dekorativ përkaj pendës së Livoqit.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos i hudhin mbeturinat dhe të mos e shëmtojnë këtë bukuri të Zotit. Ai ka siguruar qytetarët që aty ku ka mundësi, komuna do të ndërhyjë për ta pastruar çdo pjesë ku ka mbeturina.

“Falë përkushtimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ne e pastruam pendën e Livoqit dhe mbollëm drunj dekorativ. Ky aksion është simbolik dhe nuk është as i pari e besoj që nuk do të jetë as i fundit që FSK na bashkangjitet. Në emër të kryetarit Haziri, e falënderoj FSK-në që janë gjithmonë me ne. Është njëri nga institucionet që na bën të ndihemi krenarë”, tha Ismajli.

Zëvendëskomandanti i Regjimentit të Parë i Forcave Tokësore të FSK-së, major Kadri Berisha tha se do t’iu dalim në ndihmë institucioneve sa herë që kërkohet nga ta.

“Kjo është edhe një dëshmi shtese që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore që ne gjithmonë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe t’i dalim në ndihmë institucionecve sa herë që kërkojnë ndihmë nga ne. Me kapacitetet tona ushtarake, njerëzore dhe me automjete, e kemi mbështetur këtë aktivitet për pastrimin e kësaj bukurie që e ka falë Zoti”, tha major Berisha.

Në emër të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje, ka folur drejtori ekzekutiv, Agim Zeka, i cili e ka falënderuar komunën dhe FSK-në për pastrimin e ambientit aty dhe mbjelljen e drunjve.

“Si AZhR që nga muaji mars kemi filluar me këtë aksion dhe besoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Po ndihem shumë mirë që për një kohë shumë të shkurtër ky ambient e mori këtë pamje fantastike”, tha Zeka./UBTNews

Lajmet

​IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë udhëzimet

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

Nga IKSHPK ka dale sot me udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur janë: Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë). Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu IKSHPK bën thirrje për kujdes për grupet e cenueshme: Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

Po ashtu për fëmijët: Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Published

on

By

Nën përkujdesjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, sot do të mbahen një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.

Më 11 gusht të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte propozuar dhe miratuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës. Kjo ditë ishte shënuar për herë të parë në korrik të vitit 2022 dhe përkon me rënien heroike të Enver Zymerit 14 vjet më parë.

Agjenda e aktiviteteve:

08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika. (Familja e Lika – në Kaçanik. Pjesëmarrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe menaxhmenti i PK-së)

09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:00 – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

10:45 – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri. (Dubovc, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet të larta shtetërore)

11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok, pjesëmarrës: personalitetet e larta shtetërore)

Në shënim të 14-vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

17:00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim-shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.

Continue Reading

Lajmet

Sot tentimi numër 53 në Kuvend

Published

on

By

Deputetët e zgjedhor do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se dyzetetetë orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela 27 korrik deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 ditorë, por nuk do të mund të merr asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Arrest shtëpiak ndaj katër të pandehurve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas kërkesës, gjatë viteve 2018 dhe 2019, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe E.B., Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në Komunën e Gjakovës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe në bashkëkryerje, me dashje dhe në kundërshtim me interesin publik, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronave publike në dobi të palëve të treta A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke u mundësuar këtyre bartjen e pronës publike në emër të tyre dhe duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe KBI-së në Gjakovë.

Po ashtu, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2019, A.L., Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, dhe A.K., jurist, kanë tejkaluar kompetencat duke miratuar regjistrime të reja të parcelave në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe atë për të drejtat e pronës së paluajtshme, duke i bartur në mënyrë të kundërligjshme parcela dhe objekte në emër të palëve A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke dëmtuar interesin publik dhe pronën e institucioneve publike.

Me këto veprime të gjithë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.

Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e katër personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Të pandehurit do të mbahen në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 23 gusht 2025.

Continue Reading

Të kërkuara