Aktualitet

Komuna e Gjakovës nga sot nis shënimin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Hafizjaha tha se përmes këtij aktiviteti po ndajmë mendimet me qytetarët.

Published

on

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Komuna e Gjakovës ka filluar sot me organizimin e aktiviteteve të ndryshme.

“Pema e Rinisë” është aktiviteti i parë i mbajtur me rastin e shënimit të kësaj dite, ku janë vendosur mesazhet e të rinjve dhe qytetarëve të kësaj komunë e disa nga to ishin “Kosova ka nevojë për rininë e vetë”, “Të punojë qeveria e të mos të na largohet rinia”, “Rini plot, por punë jo”.

Udhëheqësi i sektorit të rinisë pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë, Urim Fazlia shpalosi disa nga aktivitetet e planifikuara. Ndërsa, tha se me këto aktivitete synojnë sensibilizimin e rinisë për të qenë më aktivë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është në kuadër të 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe ne kemi filluar sot me një aktivitet ‘Pema e Rinisë’. Vazhdojmë nesër me shpërndarjen e kartolinave dhe më 12 gusht do ta kemi një tryezë me vullnetarizëm dhe në mbrëmje do të jetë koncerti me talent të rinj… Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i të rinjve sidomos pjesëmarrja e të rinjve në procese vendimmarrëse, sepse po shihet qe edhe në nivel të Kosovës kemi mungesë të të rinjve në procese vendimmarrëse. Kjo është një mundësi për t’i nxitur të rinjtë të jenë më aktivë në shoqëri”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Altin Hafizjaha tha se përmes këtij aktiviteti po ndajmë mendimet me qytetarët.

“Jemi munduar që javën për rini t’i kemi disa aktivitete që kanë target rininë. Aktiviteti i sotëm është ‘Pema e Rinisë’ ku target janë rinia dhe presim që në bashkëpunim me qytetarët t’i tregojmë mendimet e tyre… Në çdo aspekt komuna ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar. Kjo ka pasur rëndësi shumë, sepse na ka ndihmuar t’i realizojmë këto aktivitete”, tha ai.

lajme

Rektori Hajrizi diskuton për rolin e AI-së në edukim dhe inovacion në AI4Youth

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.

Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.

AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

lajme

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara