Lajmet

Kompanitë vendëse në hall me ndërprerjen e energjisë elektrike, dëmi deri në 11 mijë euro

Krahas këtij problemi, ato janë në hall edhe me çmimin e lartë të derivateve.

Published

on

Problemi i energjisë elektrike po vazhdon të jetë prezent gjatë ditëve të ftohta të dimrit sidomos për kompanitë vendore. Krahas këtij problemi, ato janë në hall edhe me çmimin e lartë të derivateve.

Ndër kompanitë që përballen me këtë problem, janë “Meka” dhe “Frutexi”. Ndonëse janë lidere në vend, pronarët e këtyre kompanive kanë shprehur shqetësimin e se dëmet që u shkakton ndërprerja e energjisë elektrike janë të mëdha.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka thënë se ndërprerja e rrymës i ka shkaktuar dëme deri në 11 mijë euro. Piraj thotë se si pasojë e kësaj, fitimi krahas vitit të kaluar është dukshëm më i vogël.  

“Për momentin nuk po ndalet se ne jemi me një vend ku ka prodhim të energjisë me ujë, dhe kur ka ujë ne nuk kemi shumë probleme, mirëpo kur ka mot të lig atëherë kemi probleme ndalet rryma pa paralajmërim. Për momentin me paralajmërim nuk kemi ndërprerje mirëpo pa paralajmërim kur ka mot të keq vazhdimisht sepse rrjeti është i viteve të ‘60-ta dhe që nga atëherë nuk janë të ndërruar shtyllat dhe shtyllat të kalbura dhe shpesh mund të rrëzohen shtyllat ose të bjerë ndonjë lis në to dhe do të kemi probleme të vazhdueshme”, u shpreh Piraj.

“Me të vërtetë këto janë shqetësuese se ne kemi prishje jo që s’kemi prishje dhe kemi kosto për arsyeje se kur e kyçim gjeneratorin çmimi i naftës është i shtrenjtë edhe për shkak të çmimit të naftës ne po kemi humbje. Vitin që shkoi kemi pasur rritje në qarkullim nga ana tjetër jo rritje në fitim. Fitimi ka qenë shumë në krahasim me vitin e kaluar më i vogël. E gjitha kjo shkaku i harxhimeve të paparashikueshme që po i kemi”, thotë Piraj.

Teksa ka folur për këtë problem, Piraj ka treguar për një problem që i ka ndodhur në fabrikë. Thotë se kostoja e atij defekti duke mos e llogaritur transportin e montimin, kushton 11 mijë euro.

“Ne para pak kohe e patëm një prishje të cilën nuk mund ta dimë se a është për shkak të energjisë elektrike që të shkojmë në gjykatë, mirëpo u prish një pjesë as nuk ka qenë në ujë por është prish shkaku i rrymës ka pëlcitur dhe ajo nuk kushton as më pak e as më shumë se 11 mijë euro. Ajo është kosto e lartë, plus d.m.th do të kushtojë transporti montimi të gjitha ato kushtojnë. Këto janë kosto shumë të larta të panevojshme janë të paarsyeshme, nuk ndodhin në vende të tjera por ndodhin në Kosovë”, thotë Piraj.

Imun ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike nuk është as kompania “Frutex” nga Suhareka. Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, ka thënë se nuk kanë linjë të veçantë me furnizim me prioritet por që furnizimi bëhet përmes linjës së përbashkët me gjithë komunitetin.

“… koha nuk është aq ftohtë dhe kjo ka ndikua që megjithatë mos të ketë ndërprerje të shpeshta por gjithsesi duke marrë parasysh që ne prodhimin e kemi jashtë zonave industriale dhe nuk kemi linjë të veçantë me furnizim me prioritet por furnizohemi me linjën e përbashkët me gjithë komunitetin. Ndërprerjet e rrymës janë pothuajse gati të përditshme dhe të cilat shkaktojnë sidomos avari të ndryshme në linjat e prodhuesve natyrisht edhe dëmet e tjera sepse kur është procesi teknologjik duke vazhduar prodhimi gjithmonë ka humbje, por humbjet më të mëdha janë si rezultat i ndërprerjes së rrymës. Do të thotë humbjet nga prishjet e ndryshme në linjat prodhuese”, ka thënë ai.

Palushi thotë se pavarësisht problemeve këtë vit kanë pasur rritjet deri në 20 përqind dhe atë në tregun e jashtëm.

“Në fakt kompania jonë operon suksesshëm dhe ndoshta për dallim prej shumë kompanive të tjera të cilat ndoshta s’kanë mundur të gjenden mirë në treg qoftë vendor apo në eksport, ne jemi shumë më mirë dhe këtë vit kemi pasur madje rritje që është 20 për qind sidomos në tregun e jashtëm, por mendoj që do të duhej më shumë të jetë afër dora e institucioneve të cilat mund të bëjnë shumë më tepër në mënyrë që sektori i prodhimit të jetë shumë më i fuqishëm sepse Kosova më shumë se për gjithçka tjetër sot ka nevojë për më shumë prodhim aq më tepër kur është koha kur një numër i të rinjve duhet të largohen dhe po largohen vazhdimisht dhe në qoftë se do të investojë shumë më tepër dhe do të kishte shumë më tepër mbështetje edhe nga ana institucionale sigurisht që sektori dhe do të shfuqizohej dhe kështu do ta bënte Kosovën edhe një adresë ku do të flitej për atë çfarë prodhohet”, u shpreh Palushi.

Rajoni

Vjenë: Tre shqiptarë humbin jetën gjatë punimeve ndërtimore

Published

on

By

Katër persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna.

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova.

Sipas raportimeve të mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në lagjen Alsergrund, rreth orës 14:30, kur një pjesë e skelave bashkë me kallëpet e betonit janë shembur gjatë punimeve.

Siç raporton Der Standard, fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur rëndë, ndërsa më vonë u konfirmua se katër persona kishin humbur jetën nga ky aksident.

Sipas shërbimeve emergjente, një punëtor 45-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe shtyllën kurrizore, si dhe fraktura në duar.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Martin Hofbauer, ka deklaruar se e gjithë konstruksioni është shembur, duke zënë poshtë pesë persona që ndodheshin mbi të në momentin e aksidentit.

Sipas Hofbauer, në këtë aksident u shemb e gjithë konstruksioni bashkë me pesë personat që ndodheshin mbi të.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte të vështira, pasi ekipet emergjente dhe punëtorët e tjerë janë detyruar në disa raste të largojnë materialet edhe me duar për të arritur te të lënduarit.

Aksidenti ndodhi gjatë punimeve të betonimit në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kati shtesë në një objekt banimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin bullgar: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe politikë të jashtme

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Kraevski e uroi ministrin Konjufca për mandatin e tij të ri, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Fokus i diskutimit ishte thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe koordinimin e politikave të jashtme.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se partneriteti ndërmjet Prishtinës dhe Sofjes mbetet stabil dhe me interes të ndërsjellë për stabilitetin rajonal.

Me këtë rast, ambasadori Kraevski i dorëzoi ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në takimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky takim i rëndësishëm i nivelit rajonal pritet të mbahet në Sofje gjatë muajit qershor të vitit 2026.

Në fund të takimit, u rikonfirmua se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar për të avancuar partneritetin me Bullgarinë, si një shtet mik dhe mbështetës i rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për finalizimin e Spitalit të Ferizaj

Published

on

By

Pas një pritjeje të gjatë dhe shumë sfidave procedurale, është hedhur hapi final për kryerjen e punimeve në Spitalin e Ferizajt. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve, një projekt ky që kap vlerën prej 24 milionë eurove.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt. Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh”, ka bërë të ditur Vitia.

Ai ka shtuar se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon dhe se do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore.

Përzgjedhja e fituesit erdhi pas një procesi të gjatë prokurimi ku morën pjesë tetë grupe operatorësh ekonomikë. Ndonëse fituesi ishte shpallur që në nëntor të vitit 2025, nënshkrimi u zvarrit për shkak të ankesave në Ministri dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky hap pason kontratën për riprojektimin e plotë të spitalit që ishte nënshkruar në mars të vitit 2024, duke i hapur rrugë tenderit aktual për ndërtim.

Kontrata e parë për nisjen e punimeve ishte nënshkruar në janar të vitit 2018, në kohën kur ministria udhëhiqej nga Uran Ismaili, i cili asokohe premtonte përfundimin e objektit brenda tri viteve.

Megjithatë, punimet ishin ndërprerë në vitin 2021, duke lënë projektin në pritje deri në riprojektimin e fundit që i dha rrugë marrëveshjes së sotme.

Continue Reading

Lajmet

REL: Mali i Zi bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim pasi Serbia blen raketa kineze

Published

on

By

Zyra e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Podgorica mbetet e përkushtuar ndaj “marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë” dhe bashkëpunimit në rajon, pasi Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze CM‑400AKG me aftësi sulmuese.

Në një përgjigje për portalin malazez, Vijesti, zyra e Millatoviqit deklaroi se Mali i Zi ka besim dhe bashkëpunim me të gjitha vendet në rajon, duke theksuar se këto janë parakushte të rëndësishme për “paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm”.

Sipas deklaratës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO në vitin 2017 “e ka forcuar sigurinë” e këtij vendi dhe një gjë e tillë mbetet themeli i sistemit të tij të mbrojtjes.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi javën e kaluar se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina, CM‑400AKG, duke u bërë vendi i parë në Evropë që i posedon ato.

Ky veprim ndezi alarmin në rajon, sepse objektivat e këtyre raketave, me fuqi të madhe shkatërruese, mund të jenë disa qindra kilometra larg.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se me këtë blerje, Serbia shpërfaqi tendencat hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për blerjen e raketave kineze nga Serbia, ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se nuk e kupton “përse Serbia furnizohet me armë sulmuese”, duke përmendur edhe shqetësimet për prishjen e mundshme të sigurisë rajonale.

Vuçiq tha se Serbia “nuk po përgatitej për sulm”, por pretendoi se vendet fqinje, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, janë duke krijuar një aleancë ushtarake, të cilën Beogradi e sheh si kërcënim.

Tri vendet i hodhën poshtë këto pretendime.

Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të anëtarësohet, tha se rruga e saj evropiane kërkon “zgjedhje të qarta strategjike”, përfshirë shmangien e varësive që nuk janë në përputhje me integrimin evropian.

NATO-ja, partnere e së cilës është Serbia, nuk reagoi ende. /REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara