Aktualitet

Komisioni për të Drejtat e voton Projektligjin për Buxhetin, PDK-ja e AAK-ja kundër

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me dy vota kundër nga PDK-ja dhe AAK-ja, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni Verica Ceraniq, theksoi se  është ndarë  shuma për komunitete dhe me amendamente.

“Buxheti prej 1milionë e 200 mijë euro, 600 mijë euro për komunitetet serbe dhe 600 mijë për komunitetet tjera”.

Deputeti i PDK-së Ilmi Reçica shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit në Kroaci.

“Meqë kemi pasur një aksident të rëndë u shprehi ngushëllime për të vdekurit në aksidentin tragjik, dhe këtë çështje nuk do ta diskutojmë nen për nen”

“…ky buxhet nuk duhet të kalojë sepse nëse futemi brenda saj ka shumë probleme që do ndikojnë në zgjedhjet lokale. Dhe ne si PDK nuk e votojmë këtë buxhet”, tha Reçica.

Edhe Shemsedin Dreshaj tha se AAK-ja nuk do ta votojë buxhetin, i cili sipas tij, është pa prapavijë dhe me ndasi politike në raport me komuna të caktuara.

Continue Reading

Bota

Shefi i NATO-s, Rutte paraqet planin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar anëtarëve të aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera për artikuj të tjerë që lidhen me mbrojtjen, për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%, thanë për Reuters njerëz të njohur me idenë.

Propozimi i Rutte mund t’i lejojë presidentit amerikan të shpallë një fitore në një samit të NATO-s në Hagë në qershor, ndërkohë që nuk i angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë për një premtim prej 5% për shpenzimet thelbësore të mbrojtjes, të cilin shumë e shohin si të paqëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht.

Continue Reading

Bota

Kina shqyrton ofertat e SHBA, Ministria e Tregtisë: Pekini i hapur për bisedime

Published

on

By

Pekini po shqyrton qasjet e ndryshme të administratës Trump për tejkalimin e kontesteve tregtare, ka bërë të ditur të enjten Ministria kineze e Tregtisë.

Megjithatë, në një deklaratë për shtyp, ministria ka theksuar se tarifat e njëanshme prej 145 për qind mbeten një pengesë që minon mirëbesimin.

Deklarata përsërit qëndrimin e Kinës se është e hapur për bisedime, por edhe vendosmërinë e saj për të luftuar nëse është e nevojshme.

Tarifat ishin një lëvizje e njëanshme e Shteteve të Bashkuara dhe nëse Shtetet e Bashkuara duan të flasin, atëherë duhet ta bëjnë këtë me sinqeritet dhe të jenë të gatshme të korrigjojnë praktikat e tyre të gabuara”, thuhet në deklaratë.

Sipas dokumentit, qeveria në Pekin ka marrë në konsideratë deklarata të bëra nga zyrtarë të ndryshëm amerikanë që tregonin vullnetin për të negociuar mbi tarifat.

Por Kina nuk do t’i shqyrtojë ato më tej nëse vetë presidenti Trump nuk del me një qasje të sinqertë.

Të thuash diçka por të bësh diçka tjetër, ose të kryesh shantazhe nën petkun e bisedimeve nuk do të funksionojë me Kinën”, thotë më tej deklarata.

Pekini i është përgjigjur tarifave të Trump me masa reciproke deri në 125 për qind. Gjithashtu, vendi aziatik ka ashpërsuar kufizimet e eksporteve në Shtetet e Bashkuara të mineraleve me rëndësi strategjike dhe ka ndalur importin e një seri produktesh amerikane.

Continue Reading

Bota

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet jugun e Argjentinës

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 7.4 është regjistruar rreth 219 kilometra në jug të Argjentinës.

Vlerësimi fillestar i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ndodhi në orën 09:58 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka patur raportime për viktima dhe as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Continue Reading

Bota

Rubio: SHBA-të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara nuk heqin dorë nga çështja e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, por e kuptojnë se ka shumë probleme më të rëndësishme në të gjithë globin, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Ne nuk do të heqim dorë prej kësaj. Por vjen një moment kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump duhet të vendosë se sa më shumë kohë duhet t’i kushtojë niveleve më të larta të qeverisë sonë. Çështje edhe më të rëndësishme që po ndodhin në të gjithë botën, jo se një luftë në Ukrainë nuk është e rëndësishme, por do të thoja se ajo që po ndodh me Kinën është më e rëndësishme në planin afatgjatë,” tha Rubio.

Uashingtoni i kupton qëndrimet e Moskës dhe Kievit. Ata janë më afër, por janë ende larg njëri-tjetrit. Dhe do të duhet një përparim i vërtetë këtu shumë shpejt për ta bërë të mundur këtë, ose mendoj se Presidenti do të duhet të marrë një vendim se sa më shumë kohë do t’i kushtojmë kësaj”, shtoi Sekretari i Shtetit amerikan.

Continue Reading

Të kërkuara