Aktualitet

Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit

Published

on

Komisioni për Legjislacion nuk e ka mbështetur raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e buxhetit. Me katër abstenime dhe vetëm dy vota pro, raporti i komisionit funksional për rishikimin e buxhetit dështoi të marrë mbështetjen për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e këtij projektligji.

Hajdar Beqa dhe Blerta Deliu, deputetë nga PDK thanë se ky rishikim i buxhetit nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe për këtë arsye nuk e mbështetin të njëjtin.

Komisioni për legjislacion po vazhdon mbledhjen, ku zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu po raporton në komision lidhur me Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Lajmet

Paralajmërohet grevë e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë më 1 shtator

Published

on

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë më 1 shtator 2026, nëse deri më 31 gusht nuk u paguhen pagat për punën e kryer gjatë muajit korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorëve ende nuk u është realizuar pagesa për punën e kryer në muajin korrik.

“Pas diskutimit, të gjithë kryetarët e shoqatave u dakorduan që, nëse pagat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31.08.2026, nga data 1 shtator 2026 do të fillojë grevë e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Sindikata ka theksuar se kërkesa e punëtorëve është e qartë: “Puna e kryer duhet të paguhet.”/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar mirëpret gjetjen e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Published

on

By

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mirëpritur punën e autoriteteve vendore për gjetjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe procesin e ekzaminimeve mjeko-ligjore e testimeve të ADN-së për identifikimin e tyre.

Përmes një deklarate zyrtare, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për familjet e personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur që nga konflikti i viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për gjetjen e mbetjeve njerëzore në komunën e Zubin-Potokut dhe për të kryer ekzaminime mjeko-ligjore dhe teste të ADN-së për të identifikuar mbetjet”, thuhet në njoftim.

Nga ambasada theksuan se Mbretëria e Bashkuar mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u ofrojnë përgjigje dhe mbështetje familjarëve pas shumë vitesh pritjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj –  akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara