Lajmet

​Komisioni për rezervat shtetërore diskuton për ekspertët e buxhetin

Published

on

Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore ka diskutuar në lidhje me buxhetin dhe angazhimin e ekspertëve. Për pretendimet se ka pasur keqpërdorime e abuzime me rezervat shtetërore, pritet që të angazhohen tre ekspertë. Ndërkaq për buxhetin u tha se do të definohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit.

Fillimisht është diskutuar sa i përket nënshkrimit të një deklarate nën betim për mos shpërndarjen e dokumenteve që mund të sillen pranë komisionit hetimor.

Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se ende nuk posedojnë asnjë dokument, për çka presin në të ardhmen që t’i sigurojnë nga institucionet e Kosovës. Tutje komisioni ka diskutuar edhe sa i përket buxhetit dhe angazhimin e ekspertëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se angazhimi i anëtarëve të komisionit nuk mund të kompensohet më shumë se në dy komisione.

“Deputetët nuk mund të kompensohen më shumë se dy komisione, që në këtë rast kjo duhet të jetë të jetë e paraparë me buxhet. Ky është komisioni i tretë, për vete e di që nuk mund të paguhem edhe është e rëndësishme që të gjithë ta potencojmë në planifikimet tona. Puna që bëhet nuk paguhet përtej dy komisioneve, me sa e di është rregull. E dyta është cilat kanë qenë tarifat që i kemi aplikuar për ekspertët, të definohet qartë edhe e treta, se cili do të jetë varësisht prej planit të punës, duhet të parashohim sa shpenzime. Sa i përket ekspertëve, këshilla ime është që të jemi më fleksibil sa i përket kohëzgjatjes së angazhimit, për shkak se herëve të kaluara ka pasur ca sfida për shkak se tarifat kanë qenë më të ulëta dhe ishte vështirë të gjejmë ekspertë”, deklaroi Muja.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi tha se ekspertët e angazhuar duhet të jenë në tri fusha.

“Unë mendoj që të paktën duhet të jenë në tri fushat, si auditori, jurist dhe në fushën e prokurimit që në veçanti kjo lëndë specifike për çështjen e prokurimit. Unë nuk jam i mendimit që të ketë dy ekspertë, por mendoj që duhet të jenë tre ekspertë. Këto janë tri fushat të cilat do të na hyjnë në punë gjatë procesit të këtij komisioni”,shtoi ai.

Me këtë është pajtuar edhe kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, por jo edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sa i përket rezervave shtetërore nuk shkohet me prokurim publik, dihet ligji si e përcakton edhe të shkohet me negocim por jo me prokurim publik. Dhe këtu nuk besoj që na hyn diçka që na ndihmon eksperti i prokurimit publik”, theksoi Lekaj.

Lekaj tha se ngecja e punës në këtë komision është bërë për shkak të partisë në pushtet.

Lajmet

Moti sot: Intervalet me diell dhe temperaturat deri në 14°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet 1°C dhe 5°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 9°C deri në 14°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital në shërbim të shëndetit të meshkujve – diagnostikimi i hershëm i kancerit të prostatës, prioritet i mjekësisë moderne

Published

on

By

Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm përbën një nga faktorët më të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve malinje, United Hospital, si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, po promovon rëndësinë e kujdesit parandalues, diagnostikimit profesional dhe qasjes bashkëkohore ndaj shëndetit të pacientëve.

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese Nëntori Blu, të dedikuar shëndetit të meshkujve, United Hospital vë në pah rëndësinë e kontrolleve të rregullta urologjike dhe zbulimit në kohë të kancerit të prostatës, një ndër sëmundjet malinje më të përhapura te meshkujt në nivel global. Sfida kryesore e kësaj sëmundjeje qëndron në faktin se në fazat fillestare mund të zhvillohet pa simptoma të dukshme, duke e bërë kontrollin parandalues një domosdoshmëri dhe jo thjesht një rekomandim shëndetësor.

Një rol të rëndësishëm në vlerësimin e shëndetit të prostatës ka analiza e PSA-së (Antigjeni Specifik i Prostatës), e cila realizohet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Vlerat e rritura mund të sinjalizojnë ndryshime të ndryshme në prostatë, përfshirë zmadhimin beninj, inflamacionin apo mundësinë e një procesi malinj. Megjithatë, PSA-ja nuk përbën e vetme një diagnozë të kancerit, por është një instrument i rëndësishëm në vlerësimin e mëtejshëm nga specialisti i urologjisë.

Sipas rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Urologjisë (EAU), diskutimi për testimin e PSA-së mund të fillojë nga mosha 50-vjeçare te meshkujt me rrezik mesatar, ndërsa te ata me histori familjare të kancerit të prostatës rekomandohet të fillojë më herët, zakonisht nga mosha 45-vjeçare.

Me infrastrukturë moderne, teknologji bashkëkohore dhe staf profesional, United Hospital synon të ofrojë standarde të avancuara të shërbimeve shëndetësore, duke e vendosur pacientin, sigurinë dhe cilësinë e kujdesit në qendër të angazhimit institucional.

Mesazhi i këtij nëntori është i qartë: shëndeti nuk duhet të presë shfaqjen e simptomave. Kontrolli në kohë mund të bëjë dallimin vendimtar. Kujdesi për veten është përgjegjësi, ndërsa diagnostikimi i hershëm është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit më të suksesshëm.

United Hospital – profesionalizëm, teknologji dhe përkushtim për shëndetin tuaj.

Nëntori Blu në United Hospital: Kontrolle të specializuara urologjike me paketa promocionale për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Nëntori Blu”, e cila i kushtohet ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve dhe luftës kundër kancerit të prostatës, United Hospital ka ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese dhe shëndetësore, duke ofruar dy paketa të veçanta kontrollesh urologjike me çmime promocionale.

Duke qenë se kanceri i prostatës mund të zhvillohet për një kohë të gjatë pa shfaqur simptoma të dukshme, diagnostikimi i hershëm dhe kontrollet periodike përbëjnë një element thelbësor në identifikimin e ndryshimeve patologjike dhe në përcaktimin e trajtimit të duhur. Në këtë drejtim, United Hospital synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të lehtësojë qasjen e qytetarëve në shërbime profesionale diagnostikuese.

Nën kujdesin e Dr. Ardit Nelës, specialist i Urologjisë, pacientëve u ofrohen dy paketa të dedikuara për vlerësimin e shëndetit urologjik, të cilat përfshijnë vizitën specialistike, ekzaminimin ultrasonografik dhe analizat përkatëse laboratorike.

Paketa e parë urologjike, e cila nga çmimi i rregullt prej 70.50 euro ofrohet me çmim promocional prej vetëm 30 eurosh, përfshin:

Vizitë te specialisti urolog dhe ECHO (ultratingull).

Hemogram.

Ure dhe kreatininë.

Glikemi.

Analizë të urinës.

Analizën PSA.

Paketa e dytë urologjike, nga 72 euro në vetëm 30 euro, përfshin:

Vizitë te specialisti urolog dhe ECHO (ultratingull).

Hemogram.

Sedimentacion.

Analizë të urinës.

Urinokulturë me antibiogram.

Përmes kësaj oferte, United Hospital synon të ndërthurë ekspertizën profesionale, diagnostikimin bashkëkohor dhe qasjen më të lehtë të pacientëve në shërbimet shëndetësore, duke e vendosur parandalimin dhe kujdesin për shëndetin në qendër të vëmendjes.

Mesazhi i kësaj fushate është i qartë: mungesa e simptomave nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesën e sëmundjes. Prandaj, kontrollet periodike dhe konsultat me specialistët mbeten hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit.

📞 Terminet dhe informatat: 046 60 70 70

📍 United Hospital – M2 Prishtinë–Ferizaj, kilometri i 7-të, Prishtinë

Për informata dhe termine:

Tel: 046 60 70 70

Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Pranim-dorëzimi i raporteve për vrasjen e Arlinda Zekajt përplas anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila pas diskutimeve publike ka vijuar punimet prapa dyerve të mbyllura.

Kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit i ka dorëzuar zyrtarisht raportet e kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim institucional rreth përgjegjësive në këtë rast.

Mirëpo, dorëzimi i dokumenteve ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ekzekutivin për pengim të hetimit dhe tentim të mbulimit të dështimeve të shtetit.

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha Rrahmani.

Nga ana e tij, kryetari Burim Ramadani është zotuar para mediave se procesi hetimor do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe mbi bazën e fakteve zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara