Lajmet

Komisioni Ad-Hoc fton katër kandidatë për intervistim për anëtarë të bordit të RTK-së

Published

on

Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së në të cilën u bë edhe shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Me këtë rast, me shumicë votash, katër kandidatë u vendosë që të thirren për intervistim, ku dy prej tyre do të shkojnë në seancë për votim.

Kryetarja e këtij Komisioni Adelina Grainca, tha se kanë pranuar aplikacionet e 5 kandidatëve nga radhët e komunitetit shqiptarë për anëtar të bordit të RTK-së. Ajo tha se nga 5 kandidatët një kandidate nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara në konkurs.

“Aplikacionet e kandidatëve janë proceduar në formë të rregullt nga RTK për në Kuvend. Kuvendi ka pranuar aplikacionet e 5 kandidatë nga radhët e komunitetit shqiptarë për anëtar të bordit të RTK-së. Ne si komision nga 5 kandidat duhet të përzgjedhim dy kandidat për seancë plenare. Kandidatët Besa Maxhuni, Ilir Bytyqi, Bul Salihu dhe Fatime Buzolli i kanë plotësuar kushtet, ndërsa Vlera Kastrati nuk i ka plotësuar kushtet sepse nuk i sjellë dëshmitë e kualifikimeve dhe dëshmitë që nuk është nën hetime”, ka thënë ajo.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se kandidati i cili nuk ka plotësuar kushte nuk duhet që t’i jepet kohë shtesë pasi ka pasur kohë të mjaftueshme për të dorëzuar dokumentet.

“Katër kandidatët i kanë plotësuar kushtet, jam i mendimit që ti procedojmë tutje. Ndërsa kandidati i 5 që nuk i ka plotësuar, mendoj që nuk është e nevojshme që ti japim kohë pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që t’i plotësojnë kushtet”, ka thënë ai.

Me propozimin e Veliut u pajtuan edhe një pjesë e anëtarëve të mazhorancës. E ndryshe nga shumica e anëtarëve u shpreh deputeti i VV Besim Muzaqi, i cili tha se kandidates që nuk ka plotësuar kushtet duhet t’i jepet kohë shtesë.

“Unë për dallim nga kolegët mendoj që duhet që të i jepet një afat kështu kemi vepruar. Megjithatë mendimi im është që t’i jepen edhe 24 orë mundësi nëse dëshiron që ti sjell ato dokumente”, ka thënë ai.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha se kandidati i 5 nuk është dashur që të vendoset fare në listë pasi nuk i ka plotësuar kushtet. Ajo ka shtuar se kandidatët kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kompletuar aplikacionet dhe se nuk duhet që të jepet kohë shtesë.

“Unë mendoj që kur hapte konkursi për pranim është një afat kohor edhe është e mjaftueshme për me i dorëzuar dokumentet. Nëse nuk ka mundur për dy javë me i plotësuar kushtet”, ka thënë ajo.

Në fund me shumicë votash Komisioni vendosi që kandidati, i cili nuk plotësoi kushtet të mos ftohet për procesin e intervistimit. Po ashtu në këtë mbledhje u vendos që me datën 25 qershor të mabhet mbledhja ku do të intervistohen kandidatët, të cilët do të intervestohen rreth 20 minuta.

Lajmet

Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare

Published

on

Ndahet nga jeta kultivuesi i anekdotave, gojëdhënave dhe i trashëgimisë burimore shqiptare, Salih Zogiani.

Ai nuk ishte vetëm një autor, por një ruajtës i fjalës së urtë, i humorit dhe i mençurisë popullore, i cili me pasion të jashtëzakonshëm mblodhi dhe botoi thesaret më të çmuara të kulturës sonë.

Librat e tij, të pasur me anekdota dhe gojëdhëna të mrekullueshme, do të mbeten një dëshmi e përjetshme e përkushtimit ndaj traditës shqiptare, duke sjellë buzëqeshje dhe reflektim te lexuesit.

Trashëgimia që la pas nuk do të shuhet kurrë; në çdo faqe të veprave të tij do të jetojë zëri i ngrohtë dhe i dashur i Salih Zogianit, që na kujton kush jemi dhe nga vijmë. Kujtimi i tij i përjetshëm dhe fjala e tij e ëmbël do të mbeten burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Continue Reading

Lajmet

KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2025–2027.

Në këtë mbledhje, kryetare e komisionit është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, propozoi Bajramin për kryesuese të këtij komisioni, duke theksuar përvojën e saj në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Unë e njoh nga afër punën që ka bërë kolegia jonë, zonja Erza Bajrami. Ka qenë pjesë e njësisë për një kohë të gjatë që është marrë në njësinë për hulumtimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë, ku ka trajtuar lëndët e korrupsionit në kuadër të kësaj njësie, dhe është do të thotë e familjarizuar. Nuk do të thotë që edhe të tjerët nuk mund të kenë njohuri të tilla, por konsideroj se kjo mundet me qenë do të thotë edhe kryesuese e këtij komisioni, për shkak se duhet të jetë një anëtar i Këshillit”, është shprehur Gashi.

Në të njëjtën mbledhje, KPK shqyrtoi edhe vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të Komisionit për vlerësim të performancës së prokurorëve, Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se nuk ka bazë ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por vetëm për rikonfirmimin e mandatit të anëtarëve aktualë.

“Nuk kemi bazë që të bëjmë zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe t’ua ndërprejmë atyre mandatin sepse komisioni ekziston sikurse ai në ligjin e vjetër edhe në ligjin e ri. Propozimi im ishte që këtyre dy anëtarëve aktualë që janë në këtë komision t’u vazhdojë dhe t’u rikonfirmohet mandati i tyre me zgjedhjen e anëtares së re të këtij komisioni”, tha ai.

Ndërsa anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, paraqiti kundërshtime duke theksuar nevojën për përbërje të re të komisionit.

“Reforma nuk nënkupton vetëm formën, por edhe përmbajtjen. Mendoj se janë tri baza që duhet të ofrohen në tërësi te komisioni. E para, në bazë të rregullores, propozimet duhet të vijnë nga kryeprokurorët e prokurorive. Në atë kohë, më 23 mars 2023, pas dorëheqjes së Qalajt, është caktuar Aleksandër Lumezi në këtë komision, pa u respektuar që duhet të priten nominimet nga prokuroritë themelore. Kjo është e para. Rregullorja parasheh obligimet e Komisionit që jo vetëm në zyrë të bëjnë vlerësime të performancës, por të dalin edhe në terren, në seanca. Sipas informacioneve që i kam, kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh ai. /Ekonomia Online/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në zonat urbane

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njxerr një vendim me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve bujqësore në rrugët publike të zonave urbane të Kryeqytetit.

Në kuadër të kësaj urdhërese, si mjete bujqësore që nuk lejohen për qarkullim janë motokultivatorët -multikultivatorët, makineritë e tjera të destinuara për punë bujqësore.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati Kryeqytetit do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në terren, ndërsa ndaj çdo shkeljeje do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin .

Komuna i ka bërë ftesë të gjithë qytetarët që të respektojnë këtë urdhëresë, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë në komunikacion.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonia e Veriut, 6 vjet pjesë e NATO-s

Published

on

Maqedonia e Veriut sot shënon gjashtë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi në këtë ditë në vitin 2020 u bë anëtarja e 30-të e aleancës. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e tij strategjike, i cili është përcaktuar edhe në rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.

Kuvendi më 11 shkurt 2020 njëzëri ratifikoi Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, pas së cilës, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e presidentit të shtetit.

Maqedonia e Veriut plotësisht e mbështet avancimin e partneritetit strategjik NATO-BE, duke theksuar rëndësinë e forcimit të konsultimeve politike dhe rritjes së bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët. Këto përfshijnë mobilizimin ushtarak, qëndrueshmërinë, ndikimin e ndryshimeve klimatike në siguri, teknologjitë e reja dhe shkatërruese, sigurinë njerëzore, agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Continue Reading

Të kërkuara