Lajmet

KQZ largon përdorimin e sprejit në procese zgjedhore dhe miraton formatin e kabinave të votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit që do të përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua vendimi për largim të sprejit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese. Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së ka thënë se këto kabina duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ

“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ gjë që do të kursente buxhetin e  shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshill i operacioneve ligjore”, ka thënë Elshani.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së e sheh si të arsyeshme qe duhet me pas një orë praktike me pa sa është e mundshme një kamerë t’i sheh personat se për kë voton.

“Unë mendoj qe njëherë duhet me pas një orë krejt praktike dhe kemi për detyrë të KQZ-së po me i marr krejt ata qe kanë rezerva lidhur me vendosjen e kamerave dhe pozitën e kabinave të votimit dhe me marr kamera të mira edhe me praktikisht edhe ata qe kanë vërejtje se vërejtjen duhet me i marr seriozisht dhe me pa sa është e mundshme një kamerë me pa ku mundet me qenë problemi, a mundet me dit dikush për kë unë po votoj”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, u shpreh se ky format i kabinës është më i përshtatshëm prej dallim prej herëve të tjera

“Kabina në formatin qysh është e përshtatshme për vendosjen ne tavolina në qendra votimit për dallim  prej herëve tjera ky dimension është me i gjerë dhe me i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndervepru edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, tha Krasniqi.

Spreji i cili hidhej në gishtin e madh të një qytetari i cili votonte nuk do të përdoren në proceset e ardhshme zgjedhore. Në vend te sprejit KQZ do te përdore  ngjyrën matrikuluese, me të cilën do të bëhet gishti i madh i dorës së djathtë të votuesit. Ky vendim u mor në mbledhjen e 36-të të KQZ-së për vitin 2024.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e specifikave te kabinave të votimit që përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore.

Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara