Lajmet
KOMF thirrje për shkollat: Prioritizoni shëndetin mendor të fëmijëve
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKoalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, thotë se përmes organizatave anëtare ka përcjellë rifillimin e procesit mësimor e më specifikisht mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë dy javëve të para.
Krahas marrjes së masave për një rikthim të sigurtë në shkolla për shkak të pandemisë, KOMF konsideron se është çështje jetike, mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve gjatë kësaj faze të rikthimit në shkolla.
“Pandemia globale Covid-19, prej muajsh tashmë ka shkaktuar një paralizë të shumë sferave të jetës, me ndryshime radikale e të menjëhershme në mënyrën e jetesës tonë. Kjo situatë e jashtëzakonshme, shoqëruar me pasigurinë totale për të nesërmen, privimin e pjesshëm të lirisë, ndarjen nga njerëzit e dashur dhe ndërprerjen e detyruar të aktiviteteve të përditshme, ka prodhuar shqetësim, ankth e traumë tek çdo individ, mbi të gjitha tek grupet më të ndjeshme, siç janë fëmijët. Ndërprerja e mësimit ishte një ndër faktorët kryesor të cilët shkaktuan kaos në jetët e fëmijëve e ndër të tjera ngjallën frikë e pasiguri mes tyre. Ndërprerja e mësimit në muajin mars 2020, ishte e detyrueshme dhe e përshpejtuar si pasojë e shpërthimit të pandemisë, duke mos lënë asnjë hapësirë për ta bërë procesin më gradual e të pranueshëm për fëmijët. KOMF konstaton se edhe rinisja e procesit mësimor është bërë pothuajse në mënyrën e njëjtë, pa hapa të mjaftueshëm përgatitor të zhvilluar në bashkëpunim apo me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe prindërve.”, thekson KOMF.
KOMF potencon se MASH-i ka edhe pse ka përcaktuar modelin për rifillimin e procesit mësimor, nuk ka bërë përgatitjet e mjaftueshme.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka përcaktuar modelin për rifillimin e procesit mësimor, ndarjen e klasave në grupe, mësimin e kombinuar, etj. Megjithatë nuk janë bërë mjaftueshëm konsultime apo sesione paraprake (qoftë virtuale) me fëmijët dhe prindërit për t’i informuar dhe përgatitur ata rreth asaj çfarë pritet të ndodhë nëpër shkolla me fillimin e vitit. Po ashtu KOMF konsideron që nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme me nxënësit sa i përket ndarjes në klasa dhe ka munguar një qasje e unifikuar për ndarjen në grupe e cila do të minimizonte pakënaqësitë. Për pasojë ndarja e nxënësve në dy grupe shpesh ka ndarë fëmijët prej shoqeve apo shokëve të ngushtë duke ndikuar negativisht në entuziazmin dhe vullnetin e tyre për tu kthyer në shkolla.”, thuhet në reagimin e KOMF-it.
Ata ritheksojnë se është e rëndësishme që shkollat të kujdesen për shëndetin mendor të nxënësve.
“Po ashtu, dilemat rreth nisjes së procesit mësimor dhe shtyrja e datës së fillimit të shkollës, shoqëruar me mungesën e përgatitjeve të duhura, kanë ndikuar dukshëm në gjendjen psikologjike të fëmijëve, aq më tepër kur marrim në konsideratë situatën e rënduar përgjatë muajve të fundit.Shëndeti mendor njëjtë si ai fizik, ka një rëndësi të pakontestueshme në garantimin e zhvillimit të fëmijëve në përputhje të plotë me interesin më të mirë të tyre. Është jetike që shkollat, institucionet, mësimdhënësit dhe të gjithë ofruesit e shërbimeve të kujdesen fillimisht që fëmijët të përshtaten në mënyrë graduale e të pranueshme nga vetë ata në mjediset ku marrin shërbime, të ndihen të sigurtë, të qetë e të mbrojtur. Kjo është cekur edhe në udhëzime të lëshuara nga profesionistë të fushës së shëndetit mendor dhe zhvillimit të fëmijëve.”, thuhet më tej.
Nisur nga gjithë kjo situatë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit mendor të fëmijëve, KOMF rekomandon:
MASh, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat krahas marrjes së masave sipas udhëzuesit për rikthim në shkolla, duhet të shohin mundësinë për angazhim të stafit shtesë teknik dhe profesional. Angazhimi i stafit profesional, sikurse angazhimi i psikologëve shtesë dhe i punëtorëve social, është më se i domosdoshëm në këtë periudhë të vështirë;
Mësimdhënësit të zhvillojnë orën e kujdestarisë por edhe orë të tjera përgjatë javës, duke i zhvilluar si orë diskutimi mbi vështirësitë, problemet dhe mbi shëndetin mendor, me qëllim të mbështetjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së shëndetit të tyre. Në këtë mënyrë i gjithë sistemi i jep prioritet mirëqenies emocionale të fëmijëve dhe shëndetit mendor të tyre, dhe në të njëjtën kohë garanton mbështetje për këdo që ka nevojë për ndihmë;
Mësimdhënësit të organizojnë sa më shumë aktivitete rekreative dhe argëtuese me fëmijët me qëllim largimin e stresit dhe të ankthit; Në këtë periudhë, ekuilibri emocional i fëmijëve duhet të jetë konsiderata e parë;
Të mbahen takime virtuale me prindër për të diskutuar mbi rëndësinë e shëndetit mendor të fëmijëve dhe rolin e prindërve në këtë drejtim;
Mësimdhënësit të organizojnë takime të rregulla virtuale me të gjithë nxënësit e klasës, ku ata do të kenë mundësi të takohen me shokët/shoqet e klasës të cilët nuk i kanë takuar deri më tani për shkak të ndarjes që është bërë./UBTNews
Vendi
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Published
35 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Në një debat në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin për Kosovën u konfirmua nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës, siç raporton Koha.net.
Duke folur në emër të Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit konfirmoi se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare, fondet për Kosovën” ka thënë ai.
Gjatë debatit raportuesi për Kosovën Ruiho Terras, kritikoi ashpër këto masa duke thënë se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë në Kosovë. /Koha.net/
Vendi
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Published
39 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit.
Çështja ndaj Rozeta Hajdarit do të shkojë në gjykim pavarësisht prej përpjekjeve të saj që të hidhej poshtë aktakuza e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në një aktvendim të nxjerrë të premten e javës së shkuar, më 13 mars, një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës e refuzoi kërkesën e ish-ministres për hedhje të aktakuzës.
Ky trup gjykues i vlerësoi si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Paparaci e ka siguruar ekskluzivisht vendimin që lë në fuqi aktakuzën për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ish-ministres së Tregtisë në Qeverinë Kurti II, transmeton Ekonomia Online.
Sipas atkvendimit, aktakuza ka prova të mjaftueshme, nuk ka shkelje procedurale dhe është e bazuar ligjërisht.
Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e Rezervave Shtetërore, një afere që i ka shkaktuar afër tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit.
Në të njëjtin rast, bashkë me Hajdarin akuzohen edhe tre të tjerë: dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.
Hajdari, Gara dhe Lipovica dyshohen të tre për të kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.
Paparaci ka provuar të kontaktojë me Nazim Mehmetin, avokatin e njërit prej të të pandehurve, por ai ka qenë i paarritshëm përmes telefonit të martën.
Vendi
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.
“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.
Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.
Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.
Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.
Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/
Lajmet
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Published
2 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.
Votimi:
79 vota pro
1 abstenim- Redi Muçi
0 kundër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Çfarë paralajmërojnë dy javët e para të luftës kundër Iranit për të ardhmen?
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
