Aktualitet

KOMF publikon Politikën Rekomanduese për shëndetin e fëmijëve

Disa nga temat e ngritura ishin: Gjidhënia, imunizimi, dhe mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve.

Published

on

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka publikuar Politikën Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijëve. Përmes kësaj, ata kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë adresimin e çështjeve të ngritura dhe imunizimin e fëmijëve.

Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive në KOMF tha se çështjet e përmendura duhet të ri-adresohen nga MSh.

“Sot u publikua Politika rekomanduese për shëndetin e fëmijëve e cila është hartuar në kuadër të grupit tematik për shëndetësinë në kuadër të koalicionit OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve. Ky dokument ofron të dhëna për çështjet prioritare të cilat duhet të ri-adresohen nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga komunat, drejtoratet komunale për Shëndetësi”, ka thënë ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u shpreh se ka përkushtimin e plotë dhe se programi për nëna dhe fëmijë do të zgjerohet.

“Ministria e Shëndetësisë ka përkushtimin e plotë duke vendosur edhe një këshilltar nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian e cila aq sa e di unë në kabinet është zhvilluar edhe bashkëpunimi me vaksinimin kundër Covid-19 dhe besoj që ka pasur sukses ndoshta jo të kënaqshëm siç e shprehet ju, por ka pasur ndikim. E dyta tek gjidhënia kemi një program me cilin bashkëpunon Ministria e Shëndetësisë dhe në 22 komuna me programin për nëna dhe fëmijë, kjo planifikohet që të zgjerohet dhe në fund të mbeten detyrat e punëtorit shëndetësor për kujdesin parësor që të ndikoj tek gjidhënia që të rriten shëndetshëm”, ka thënë ai.

Muhamet Arifi nga Balkan Sunflowers, kërkon imunizimin e fëmijëve, pasi sipas tij, në dy vitet e fundit rreth 60% të fëmijëve nuk janë imunizuar.

“Ne si organizatë Balkan Sunflowers jemi duke punuar me komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që një dekadë dhe provoja jonë, hulumtimet tona, projektet tona, raportet tona tregojnë një situatë jo të mirë, kryesisht ka të bëjë me mos-imunizimin e fëmijëve. Pandemia ka ndikuar në mënyrë negative, diku 60% e fëmijëve nuk janë imunizuar këto dy vitet e fundit dhe ne përmes projekteve të ndryshme tentojmë me rritë përqindje. Një prej problemeve është që ligji ekziston, imunizimi është obligativ por nuk ka mekanizma dhe masa ndëshkuese që prindërit nuk i imunizojnë fëmijët. Kështu që ne po kërkojmë një prej rekomandimeve që Ministria e Shëndetësisë me e rregullu këtë çështje që fëmijët me u imunizu”, ka thënë Arifi.

Çështjet e ngritura në këtë konferencë ishin: Gjidhënia, imunizimi, shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve, mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve, dhe Ligji për Sigurime Shëndetësore. 

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara