Lajmet

Klinika Infektive e stërmbushur me pacientë, s’ka asnjë shtrat të lirë

Published

on

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mëngjesin e së mërkurës nuk kishte asnjë shtrat të lirë. Klinika është stërmbushur me pacientë të infektuar me Covid-19, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, doktoresha Vera Berisha-Ndrejaj.

Ajo ka sqaruar se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 120 pacientë, prej tyre 105 janë me oksigjenoterapi. Tutje, ajo tha se gjendja është e rëndë dhe të gjitha kapacitetet janë të stërmbushura.

“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 120 pacientë prej tyre, 105 janë me oksigjenoterapi, dy janë në respirator. Gjendja momentale në klinikë është e rëndë. Kemi shumë pacientë, kapacitetet janë të stërmbushura, rastet janë të rënda. Në vazhdimësi kemi pranime të reja dhe raste të shumta në ambulancën e pranimit të cilët frekuentojnë klinikën infektive qoftë për kontroll qoftë për spitalizim”, deklaroi ajo.

Berisha-Ndrejaj mes tjerash theksoi se edhe Mjekësia Sportive është pothuajse e mbushur me pacientë.

“Në Klinikën Infektive tani për tani nuk kemi vende të lira. Gjatë ditë s’presim lirimin e disa pacientëve dhe mund të pranojmë ndoshta disa prej tyre në vendet që lirohen. Ndërkohë që edhe mjekësia sportive është pothuajse me kapacitete të mbushura. Ndërkohë kemi të haur edhe Klinikën e Endokrinologjisë, ku edhe aty është një numër i madh i pacientëve. Tash për tash pothuajse të gjitha kapacitete janë të mbushura. Besoj që veç jemi në valën e tretë dhe Covidi nuk po ndalet po flasin numrat vazhdimisht që janë në rritje, por tashmë kemi edhe raste mjaft të rënda që kërkojnë spitalizim”, deklaroi ajo.

Javët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me COVID-19.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara