Lajmet

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, kaq raste të reja për vitin 2024

Published

on

Numri i të prekurve me HIV është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. 29 raste të reja me këtë virus janë shënuar në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për gati 11 muaj të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar me vitin 2020, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për 14 herë.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arbana Kasumi, tregon se moshat më të prekura janë ato të rejat, derisa potencon numrin e të infektuarve me HIV nga viti 2005 deri më tani.

“Nga viti 2005 deri më tani në 2024 gjithsej janë duke u trajtuar 90 pacientë në Klinikën Infektive…Në vitin 2023 janar-dhjetor kanë qenë gjithsej 13 raste të reja (me HIV). Kurse, në vitin 2024, prej janari deri në gjysmën e nëntorit, 15 nëntor janë gjithsej raste të reja që janë lajmëruar 29 raste. Në vitin 2020 raste të reja kanë qenë vetëm dy raste të reja, për dallim që në vitin 2024 janë 29 raste të reja. Prej tyre 28 raste janë me terapi në Klinikën Infektive, një rast është që nuk e ka vazhduar trajtimin tek ne.Realisht mosha janë adultët (moshat e reja), nuk kemi mosha të tjetra. Mosha më e vjetër që mund të jetë është 67 vjet. Por moshat e reja i kemi, prej 12 vjet po supozoj që është paraqitur tek ne, por tani është rritur. Ka 18 vjeçar, 19 vjeçar e kështu me radhë”, thotë Kasumi.

Kasumi tregon se aktualisht në këtë klinikë është i hospitalizuar një pacient në gjendje më të rëndë të këtij virusi, i ashtuquajtur AIDS.

“Aktualisht a është ndonjë pacinent i hospitalizuar me HIV? Po, është një pacient me AIDS, që është një gjendje më e rëndë, është duke u trajtuar në Klinikën Infektive…Pacientët të cilët konfirmohen, vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që janë me test pozitiv, paraqiten në Klinikën Infektive, merren analizat e gjakut dhe më pas nëse gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë, vendosim terapi dhe i lirojmë në mënyrë ambulantorike, që ata mandej vijnë, kontrollet si ju caktohen, por nuk qëndrojnë të spitalizuar në klinikën tonë. Rastet që kanë përkeqësime, i hospitalizojmë derisa t’iu përmirësohen gjendja e tyre”, potencon ajo.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arabna Kasumi tregon se gjatë këtij viti, janë dy raste të gjinisë femërore të prekura me këtë infeksion, për dallim nga viti i kaluar, që ky numër ishte zero.

“Gjinia më e prekur është gjinia mashkullore. Nëse e marrim nga viti 2005 deri më tani, janë tetë raste të gjinisë femërore që janë trajtuar. Nëse e bëjmë krahasimin me vitit të kaluar me vitin 2024, në vitin 2023 nuk e kemi pasur asnjë rast të prekur të gjinisë femërore për dallim që këtë vit i kemi dy raste. Numri shumë më shumë i rritur është i gjinisë mashkullore”, tregon Kasumi.

Përveç tjerash, Kasumi tregon shkaqet kryesore që qojnë deri te infektimi i personave me HIV dhe simptomat e tij.

“Mund të them është pakujdesia, kontakti seksual, janë ndër arsyet që mundet dikush ta marrë HIV-in. Ajo që unë mendoj më shumë është mos përdorimi i msave mbrojtëse, prezervativëve që shkakton marrjen më shumë të marrjes së virusit të HIV-it. 04:08 Pacientët që vijnë në grupin e rrezikut, që e kanë pasur ndonjë lidhje të dyshimtë që e ka pasur me ndonjë person që ka mundur të jetë me virus HIV-i. Ata kanë ardhur janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv, pra kemi raste që janë pa ankesa. Por, simptomat tjera munden me qenë në fazën akute, temperaturë, ethe, dhimbje trupi, djersitje. Këto janë tek faza fillestare që i paraqiten edhe tek sëmundjet e tjera. Por, më pas mund të jenë edhe infeksione të traktit respirator ose mund të jenë në stadin më të avansuar AIDS që janë komplikimet shumë më të avansuara”, bën të ditur Kasumi.

Krejt në fund, Kasumi thotë se janë të furnizuar mjaftueshme më barna esenciale për trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë mbi 88 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV dhe mbi 42 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara