Lajmet

​Kurti nuk komenton aktakuzën ndaj ministrit Aliu

Publikuar

Të martën u raportua se ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka aktakuzë lidhur për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sot kryeministri Albin Kurti u pyet rreth kësaj çështje gjatë homazheve në Gllogjan, por ai nuk ka dashur të flasë për raportimet rreth aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës ndaj Aliut.

“Tek ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politikat e ditës”, tha ai.

Ndërkohë që Kurti bashkë me kabinetin qeveritar sot kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Lajmet

Nëntë skuadra italiane në garat evropiane

Publikuar

nga

UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të paqarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.

Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t’i shkojë ekipit të nëntë.

Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.

Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Publikuar

nga

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Në ceremoninë e përurimit të renovimeve të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara