Lajmet

Kjo është shifra që Mariah Carey fiton çdo vit nga “himni” i Krishtlindjes

Ndonëse ka disa vite që kur u lansua, kënga vazhdon të mbetet tejet e pëlqyer dhe shumë e dëgjuar kudo.

Published

on

“All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey tani padyshim cilësohet si një lloj himni modern i Krishtlindjes.

Ndonëse ka vite që kur u lansua kjo këngë, ajo vazhdon të mbetet tejet e pëlqyer dhe shumë e dëgjuar kudo.

Por sa fiton këngëtarja çdo vit nga kënga?

Carey ka fituar plot 60 milionë dollarë nga viti 1994 deri në vitin 2016. Ndërkaq, që nga viti 2019, ajo fiton midis 600,000 dhe 1 milion dollarë çdo dhjetor.

Këngëtarja dhe Walter Afanasieff thuhet se e shkruan këngën në 15 minuta, zhvilluan melodinë, strukturën e këngës dhe akordet. Ndërsa sipas NY POST, thuhet se kënga u kompozua në vetëm disa orë. /UBTNews/

Lajmet

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për bashkëpunim në drejtësi

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit, këto marrëveshje pritet të forcojnë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me format e ndryshme të kriminalitetit ndërkufitar dhe të sigurojnë që personat e kërkuar nga drejtësia të mos gjejnë strehë jashtë kufijve.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Podujevë, dy persona të plagosur – gjashtë të arrestuar

Published

on

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, dyshohet se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik rreth orës 18:50, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndodhet ende në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara