Aktualitet

Kina mbledh të dhëna gjenetike nga gra shtatzëna në gjithë botën

Së bashku me ushtrinë kineze një kompani nga Hong-Kongu analizon pas gjithë gjasash të dhënat nga testet prenatale për gratë shtatzëna. Po ç’bëhet me këto informacione?

Published

on

Sipas hulumtimeve të agjencisë së lajmeve Reuters sipërmarrja gjenetike kineze BGI Group po përdor një test për gratë shtatzëna, të zhvilluar në bashkëpunim me ushtrinë kineze, për të mbledhur dhe analizuar të dhëna gjenetike të miliona grave nga e gjithë bota.

Frankreich Schwangerschaft

Këto të dhëna do të përdoren për kërkime të gjera për karakteristikat gjenetike të grupeve të ndryshme të popullsisë, njofton Reuters duke ju referuar informacioneve të sipërmarrjes kineze dhe një analize të studimeve shkencore të kryer nga kjo agjenci lajmesh.

SHBA: Kërcëni i sigurisë kombëtare

Ky lajm ka shkaktuar shqetësim si në SHBA dhe në Gjermani, sidomos pasi ashpërsimit muajt e fundit të toneve në marrëdhëniet midis qeverive perëndimore, veçanërisht të SHBA-së, dhe Kinës komuniste.

Symbolbild Fehlgeburt

Qeveria e SHBA-së i sheh përpjekjet e sipërmarrjes kineze BGI për të mbledhur dhe analizuar të dhëna gjenetike njerëzore si kërcënim të sigurisë kombëtare. Në Gjermani ka gjithashtu kritika për rrjedhjen e mundshme të të dhënave.

Testi prenatal “Nifty”

Kompania më e madhe kineze e gjenomikës, BGI, filloi në vitin 2013 marketingun e testit prenatal jashtë Kinës. Ky test shitet emrin tregtar “Nifty” dhe është një nga testet  prenatale jo-invazive më të shitura në botë. Për testimin përdoret një mostër gjaku e gruas shtatzënë për të kontrolluar për anomali, si sindroma Daun, në fetusin në zhvillim.

Sipas BGI deri tani këtë test e kanë përdorur më shumë se tetë milion gra në të gjithë botën. “Nifty” tregtohet në të paktën 52 vende, përfshirë edhe Gjermaninë, Kanadanë, Australinë, Tajlandën apo Indinë, por jo në SHBA.

Sipas informacioneve të Reuters në Bankën Kombëtare Gjenetike të Kinës, e cila financohet nga qeveria kineze, ruhen edhe të dhënat gjenetike të më shumë se 500 grave nga Evropa dhe Azia që kanë përdorur këtë test.

SHBA e shqetësuar

Qendra Kombëtare e Kundërzbulimit dhe Sigurisë e Shteteve të Bashkuara, e cila kishte paralajmëruar edhe më parë lidhur me mbledhjen e të dhënave shëndetësore nga kompanitë kineze, shprehu shqetësimin në lidhje me transferimin e të dhënave në Kinë. Ky tranferim bën të mundur që “Kina të mbledhë të dhëna gjenetike dhe gjenomike nga e gjithë bota” – tha qendra.

Kenia Anstieg der Teeny Schwangerschaften durch Corona Lockdown

Sipas studiuesve të dhëna gjenetike mbledhin dhe analizojnë edhe firma të tjera që prodhojnë teste prenatale, por asnjëra prej tyre nuk mbledh kaq shumë të dhëna gjenetike sa BGI dhe asnjë nga këto firma nuk ka lidhje me ndonjë qeveri apo me ushtrinë kombëtare të ndonjë vende si sipërmarrja BGI.

Kina flet për akuza dhe shpifje

BGI deklaroi se asnjëherë nuk i është kërkuar nga organet e sigurisë ose të mbrojtjes kombëtare kineze që t’u japë atyre të dhënat e përftuara testet “Nifty” dhe as e ka bërë ndonjëherë gje gjë të tillë. Kurse Ministria e Jashtme e Kinës tha se hulumtimi i Reuters reflekton “akuza dhe shpifje të pabazuara” të autoriteteve amerikane.

Continue Reading

Live

Kriza e re në NATO: Trump paralajmëron tërheqjen pas tensioneve për Iranin

Published

on

By

Aleanca e NATO-s i ka mbijetuar viteve të fundit sfidave ekzistenciale – që nga lufta në Ukrainë e deri te presionet dhe fyerjet e shumta nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka vënë në dyshim misionin e saj kryesor dhe ka kërcënuar me marrjen e Grenlandës.

Por është lufta SHBA-Izrael me Iranin, mijëra milje larg Evropës, ajo që pothuajse e ka shkatërruar bllokun 76-vjeçar dhe kërcënon ta lërë atë në gjendjen më të dobët që nga krijimi, thonë analistët dhe diplomatët.

Trump, i tërbuar që vendet evropiane kanë refuzuar të dërgojnë flotat e tyre detare për të hapur Ngushticën e Hormuzit për tregtinë globale pas fillimit të luftës ajrore më 28 shkurt, ka deklaruar se po shqyrton tërheqjen nga aleanca.

“A nuk do ta bënit edhe ju po të ishit në vendin tim?” pyeti Trump në një intervistë për Reuters të mërkurën.

Në një fjalim të mërkurën mbrëma, Trump kritikoi aleatët e SHBA-së, por u ndal para dënimit të hapur të NATO-s, siç mendonin shumë ekspertë se mund të bënte.

Por, të kombinuara me thumbime të tjera drejtuar evropianëve javët e fundit, komentet e Trumpit kanë nxitur një shqetësim të paparë se SHBA-ja nuk do t’u dalë në ndihmë aleatëve evropianë nëse ata sulmohen, pavarësisht nëse Uashingtoni largohet zyrtarisht apo jo.

Rezultati, thonë analistët dhe diplomatët, është se aleanca e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë, që ka shërbyer prej kohësh si struktura bazë e sigurisë evropiane, po shpërbëhet dhe marrëveshja e mbrojtjes reciproke në bërthamën e saj nuk merret më si e mirëqenë.

“Kjo është gjendja më e keqe ku ka qenë (NATO) që nga themelimi i saj,” tha Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili tani drejton Programin për Evropën, Rusinë dhe Eurazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. “Është vërtet e vështirë të mendosh diçka që i afrohet kësaj.”

Ky realitet po bëhet i qartë për evropianët, të cilët janë mbështetur te NATO si një mburojë kundër një Rusie gjithnjë e më agresive.

Së fundmi, në shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte hedhur poshtë idenë e mbrojtjes së Evropës pa SHBA-në si një “mendim budalla”. Tani, shumë zyrtarë dhe diplomatë e konsiderojnë këtë si pritshmërinë kryesore.

“NATO mbetet e nevojshme, por ne duhet të jemi të aftë të mendojmë për NATO-n pa amerikanët,” tha Gjenerali Francois Lecointre, i cili shërbeu si shef i forcave të armatosura të Francës nga viti 2017 deri në 2021. “Nëse duhet të vazhdojë të quhet ende NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – kjo është një pyetje e vlefshme.”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha: “Presidenti Trump e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij me NATO-n dhe aleatët e tjerë, dhe siç theksoi Presidenti, ‘Shtetet e Bashkuara do të mbajnë mend’.”

Një përfaqësues i NATO-s nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./ Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se janë regjistruar tri raste të dhunës në familje. Rastete janë regjistruar në qytetet Shtërpcë, Pejë dhe Skenderaj.

Në qytetin e Shtërpcës, policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Lidhur me këtë rast, policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë rreth orës 20:20, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari ndodhet në kërkim policor” dhe se hetimet po vazhdojnë për lokalizimin e tij.

Rasti i tretë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Pas marrjes në pyetje të palëve të përfshira, “me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Të kërkuara