Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit.
Ilaçet u projektuan atom pas atomi nga Al e vranë superbakteret në testet laboratorike në kafshë, Të dy përbërjet kanë nevojë për vite rafinimi dhe provash klinike para se të përshkruhen. Por ekipi i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts thotë se Al fillon “epokën e dytë të artë” në zbulimin e antibiotikëve.
Bëhet e ditur se antibiotikët vrasin bakteret, por infeksionet që rezistojnë ndaj trajtimit tani po shkaktojnë më shumë se një milion vdekje në vit.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ndihmon bakteret të evoluojnë për të shmangur efektet e ilaçeve, ka pasur mungesë të antibiotikëve të rinj për dekada.
Studiuesit më parë kanë përdorur Al për të shqyrtuar mijëra kimikate të njohura në përpjekje për të identifikuar ato me potencial për t’u bërë antibiotikë të rinj, shkruan BBC. Ekipi i MIT ka shkuar një hap më tej duke përdorur Al gjeneruese për të hartuar antibiotikë në radhë të parë për infeksionin seksualisht të transmetueshëm gonorre dhe për MRSA-në potencialisht vdekjeprurëse.
Studimi i botuar në revistën Cell, shqyrtoi 36 milionë komponime, duke përfshirë ato që ose nuk ekzistojnë ose nuk janë zbuluar ende. U trajtua Al duke i dhënë strukturën kimike të komponimeve të njohura, së bashku me të dhëna nëse ato ngadalësojnë rritjen e llojeve të ndryshme të baktereve.
Al mëson si bakteret preken nga struktura të ndryshme molekulare, të ndërtuara nga atome si karboni, oksigjeni, hidrogjeni dhe azoti. U provuan dy qasje për të hartuar antibiotikë të rinj me Al. Pasi u prodhuan, modelet u testuan në baktere në laborator dhe në minj të infektuar, duke rezultuar në dy ilaçe të reja.
“Jemi të emocionuar sepse tregojmë se Al gjeneruese mund të përdoret për të hartuar antibiotikë krejtësisht të rinj”, tha Prof. James Collins, nga MIT.
Megjithatë, nuk janë gati për prova klinike dhe ilaçet do të kërkojnë rafinim – vlerësohet se do të duhen edhe një deri në dy vjet punë – përpara se të fillojë procesi i gjatë i testimit të tyre te njerëzit.
Ky mund të jetë proces i gjatë dhe i kushtueshëm pa asnjë garanci se ilaçet eksperimentale do t’u përshkruhen pacientëve në fund.
Ndryshe, disa po bëjnë thirrje që zbulimi i barnave me anë të Al të përmirësohet në një shkallë më të gjerë.