Lajmet

Kina importon mijëra tonë ushqim për kafshët nga Ukraina

Published

on

Importuesit kinezë besohet se kanë blerë rreth 66,000 tonë metrikë misër për ushqimin e kafshëve nga Ukraina këtë javë, kanë thënë tregtarët evropianë.

Ata vlerësojnë çmimin në 248 dollarë për ton metrikë, përfshirë transportin. Dorëzimi i dhjetorit me sa duket është drejtuar për në Kinën jugore.

“Ka shumë interes nga blerësit kinezë për misër ukrainas dhe të tjerë të Detit të Zi, si për dërgesë në vend ashtu edhe në janar/shkurt të vitit të ri”, tha një tregtar.

“Misri ukrainas është shumë i lirë nëse mund të arrini dërgesë në vëllime të mëdha”.

Megjithatë, shumat janë të kufizuara për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën portuale.

“Pyetja e madhe në lidhje me shitjet e Ukrainës në Kinë është nëse kanali ukrainas i transportit zhvillohet për të trajtuar rregullisht vëllime të larta”, tha një tregtar tjetër./UBTNews/

Vendi

Haxhiu: Dekreti i presidentes është jokushtetues, lëndën po e dërgojmë në Kushtetuese

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e legjislativit, duke e cilësuar atë si vendim jokushtetues dhe të ngutshëm.

Sipas saj, dekreti ishte një befasi pasi nuk është plotësuar asnjë rrethanë kushtetuese që i jep të drejtë presidentes ta shpërndajë Kuvendin pa kaluar afati 60-ditor apo pa dështuar zgjedhja e kreut të shtetit.

Haxhiu theksoi se ky veprim minon punën e institucionit, sidomos pas votimit të buxhetit dhe marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme,” deklaroi ajo.

Gjatë deklaratës së saj, kryeparlamentarja kërkoi që Gjykata Kushtetuese të veprojë me shpejtësi dhe profesionalizëm për të shmangur krizat e mëtutjeshme.

Ajo kritikoi mungesën e konsultimeve paraprake me të si drejtuese e Kuvendit dhe akuzoi deputetët që po pamundësojnë konstituimin e institucioneve duke mos krijuar kuorum për zgjedhjen e presidentit. Haxhiu insistoi se Kuvendi duhet të lejohet të vazhdojë punën e nisur pasi nuk ekziston asnjë bazë ligjore për shpërndarje në këtë fazë.

“Nuk ka asnjë rrethanë që i jep të drejtën presidentes që pa kaluar afati 60 ditor dhe pa dështuar në zgjedhjen e presidentit të vendit ta shpërndajë Kuvendin. Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës,” shtoi Haxhiu.

/Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Hapet konkursi për ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Published

on

By

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur zyrtarisht konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të gjithë të rinjtë e interesuar që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit ftohen të përgatiten dhe të nisin procedurat e aplikimit, sipas njoftimit të FSK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, konkursi do të jetë i hapur deri më datën 27 mars të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e FSK-së, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e moshës, e cila duhet të jetë nga 18 deri në 25 vjeç.

Ministria fton të gjithë kandidatët potencialë që të ndjekin me vëmendje afatet e përcaktuara dhe të aplikojnë brenda periudhës që zgjat deri në fund të muajit.

Ky proces konsiderohet një mundësi e rëndësishme për të rinjtë që synojnë karrierën ushtarake dhe kontributin në mbrojtjen e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Justina Pula – Shiroka

Published

on

By

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e përgëzoi Prof. Dr. Shiroka – Pula për zgjedhjen e saj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion kyç për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e dijes në vend.

Në këtë takim mori pjesë edhe profesori, njëherit Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, ku diskutua edhe për rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese mes komunitetit akademik dhe atij të biznesit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

Rektori Hajrizi e ftoi Prof. Dr. Shiroka-Pulën për një vizitë në Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ku ajo do të ketë mundësinë të njihet nga afër me ekosistemin inovativ dhe aktivitetet kërkimore që zhvillohen në kuadër të UBT-së.

Continue Reading

Të kërkuara