Kulturë

Kim Kardashian ndihmon në kthimin e një arkivoli të vjedhur në Egjipt

Arkivoli ishte vjedhur në vitin 2011 gjatë revolucionit në Egjipt.

Published

on

Pasi Kim Kardashian shkrepi një foto përpara artefaktit të lashtë në Met Gala 2018, detektivët arritën t’i japin fund një kërkimi pesëvjeçar për arkivolin e zhdukur egjiptian, transmeton UBT News.

Krahas drejtimit të bizneseve të saj të shumta dhe trajnimit për t’u bërë avokate, Kim Kardashian ka ndihmuar së fundmi në hapjen e një çështjeje gjyqësore penale të gjatë të një arkivoli të vjedhur egjiptian.

Sipas The New York Post, një foto e saj duke pozuar pranë një arkivoli prej ari në Met Gala 2018 ka ndihmuar zyrtarët të gjejnë vendndodhjen e artefaktit të vjedhur.

Arkivoli – i cili u ble nga Met në vitin 2017 – fillimisht përmbante trupin e mumifikuar të priftit Nedjemankh. Arkivoli u grabit në Egjipt gjatë revolucionit të vitit 2011 dhe u trafikua përmes Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjermani. Më pas, Roben Dib, menaxheri i Galerisë Dionysos të Hamburgut, e furnizoi me licenca të rreme eksporti.

Nga aty zbarkoi në Francë, ku tregtarët ia shitën Met Gala-s arkivolin për 4 milionë dollarë. Gjatë eventit, arkivoli siguroi sfondin e përsosur në fotografinë e Kim Kardashian, gjë kjo e cila ndihmoi në kthimin e saj të ligjshëm në Egjipt, përcjell UBT News.

Siç shpjegohet në një episod të podcast-it Art Bust të Ben Lewis, një plaçkitës i përfshirë në vjedhjen e arkivolit kontaktoi njësinë e trafikimit të antikiteteve të DA, pasi ata nuk morën pjesën e tyre të pagesës për punën. Kreu i njësisë së DA, Matthew Bogdanos, i cili kishte pesë vjet që po përpiqej të gjente rrjetin e kontrabandës, hapi menjëherë një rast dhe informoi Met për zhvillimet. Muzeu ishte në gjendje të konfirmonte identitetin e tij përmes një kocke gishti të mumifikuar që ende fshihej brenda arkivolit.

Kjo nuk është përvoja e parë e Kim Kardashian me artefaktet e lashta që mungojnë. Vitin e kaluar, ylli i realitetit televiziv u përball me akuzat nga qeveria amerikane se ajo kontrabandoi një skulpturë të vjedhur romake në Amerikë, të cilën ajo e kishte blerë në vitin 2016 nga Galeria Axel Vervoordt e Belgjikës./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara