Magazinë

Kidman zhvendoset në Portugali pas ndarjes nga Urban?

Published

on

Pas ndarjes së saj të profilit të lartë nga Keith Urban, aktorja fituese e Oscar-it, Nicole Kidman, po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e saj, duke kërkuar një shtëpi të re në Portugali.

Sipas raportimeve të Variety dhe SIC Notícias, Kidman ka shprehur interes për të blerë një pronë në CostaTerra Golf & Ocean Club, një vendpushim luksoz i njohur si “Hamptons i Portugalisë”, vetëm një orë në jug të Lisbonës.

Zona është një prej më të shtrenjta dhe të kërkuara në Evropë, ku jetojnë personalitete si Princi Harry dhe Meghan Markle, George Clooney, Paris Hilton dhe Princesha Eugenie.

Kidman ka aplikuar për leje qëndrimi pranë autoriteteve që në korrik, e shoqëruar nga dy fëmijët, Sunday Rose e Faith Margaret. Mungesa e Urban nga dokumentet ka nxitur spekulimet se çifti ka ndjekur rrugë të ndara, ndërsa Kidman ndodhej në SHBA për detyrime profesionale.

CostaTerra Golf & Ocean Club, krijuar nga Mike Meldman, mbulon sipërfaqe prej 722 hektarësh përgjatë Atlantikut dhe ofron një komunitet të mbyllur me standarde të larta, duke përfshirë fushë golfi, qendër hipizmi, klub plazhi, spa, zona Wellness dhe një fermë organike.

Mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar vendpushimin me Saint-Tropez-in e viteve 1960 ose Ibizën para se të bëhej qendër turistike.

Ajo udhëtoi në Portugali në korrik për një takim me Shërbimin e Imigracionit dhe Azilit, gjë që ka nxitur spekulime se do zhvendoset aty.

Pas 19 vjet martesë dhe një pasurie neto të kombinuar prej 282 milionë dollarësh, Kidman është e gatshme për një fillim të ri larg SHBA-së.

Në një intervistë të fundit, ajo foli për sfidat e jetës dhe tha:“Kam parë shumë, kam jetuar shumë dhe kam mbijetuar shumë. Ndërsa plakem, dua të ndaj mençurinë që kam fituar dhe ta lë dhimbjen dhe shkatërrimin pas meje.” /A.Z/UB T News/

Magazinë

Halsey përfundon në urgjencë pas koncertit në Boston

Published

on

Halsey është shtruar në urgjencë pas një problemi shëndetësor që ndodhi pas koncertit të saj në Boston.

Artistja 31-vjeçare njoftoi përmes Instagram-it se kaloi gjithë natën nën kujdesin e mjekëve deri në orën 6 të mëngjesit, por megjithatë vendosi të mos anulojë performancën e radhës në MGM Music Hall.

“Pas shfaqjes së djeshme përfundova në urgjencë deri në mëngjes, por tani ndihem shumë më mirë dhe jam gati të ngjitem sërish në skenë sonte!”, shkroi ajo në rrjete sociale, duke falënderuar publikisht stafin e Mass General Hospital për përkujdesjen e tyre, sipas Daily Mail.

Edhe pse nuk zbuloi detaje mbi gjendjen e saj aktuale, këngëtarja ka folur hapur për sfidat shëndetësore që ka përjetuar.

Në vitin 2022, ajo tregoi se ishte diagnostikuar me lupus SLE dhe një çrregullim të rrallë të qelizave T, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kishte përfunduar një trajtim me kimioterapi.

Aktualisht, ndodhet në mesin e turneut “Back to Badlands”, me koncerte në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi. Halsey ka theksuar se ky turne përfaqëson një rikthim emocional tek fillimet e saj artistike dhe reflektim mbi rritjen e saj personale ndër vite. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa lanson linjën e saj të kujdesit për lëkurën

Published

on

Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, DUA, e zhvilluar në bashkëpunim me Dr. Augustinus Bader.

Pas më shumë se tre vjet bashkëpunimi, linja përfshin produktet kryesore të përditshme: DUA Balancing Cream Cleanser, Supercharged Glow Complex dhe Renewal Cream, të gjitha të formuluara me kompleksin TFC5, një version i përpunuar i TFC8 të markës origjinale.

TFC8 u krijua për të shëruar lëkurën e dëmtuar nga djegiet duke aktivizuar qelizat staminale.

Për DUA, TFC5 përdor të njëjtat veti riparuese me intensitet më të ulët, duke e bërë ideal për lëkurën e moshës 18–35 vjeç.

Ky kompleks kombinohet me peptide biomimetike, proteina dhe antioksidantë për të rritur lagështinë, mbrojtjen kundër plakjes dhe për të trajtuar problemet e zakonshme të lëkurës së re, si njollat, shenjat e akneve, yndyra dhe pigmentimi.

Linia synon të ofrojë një kujdes të përditshëm, praktik dhe shkencërisht të mbështetur për lëkurën e re dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

David Beckham bëhet ‘Sir’ dhe shënon një kapitull të ri në karrierën e tij

Published

on

Ish-kapiteni i Anglisë në futboll, David Beckham, është dekoruar zyrtarisht me titullin ‘Kalorës’ (Sir) për kontributin e tij në futboll dhe shoqërinë britanike.

50-vjeçari mori këtë nder gjatë një ceremonie në Berkshire, pas emërimit të tij në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretit Charles.

Beckham, i lindur në lindje të Londrës, luajti një rol kyç në sigurimin e Lojërave Olimpike të vitit 2012 në Londër dhe është aktiv në punë humanitare me UNICEF që nga viti 2005.

Në vitin 2024 u bë ambasador i Fondacionit të Mbretit, duke mbështetur programe arsimore dhe nisma për të rinjtë.

Ai është bashkëpronar i skuadrave Salford City dhe Inter Miami, së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës Gary Neville.

Me titullin ‘Sir’, bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, mund të përdorë titullin ‘Zonjë’.

‘Sir’ i bashkon Beckham me një grup personalitetesh të shquara britanike, përfshirë Sir Elton John, Sir Keir Starmer, Dame Judi Dench, dhe sportistë të tjerë të famshëm si Sir Lewis Hamilton, Sir Andy Murray dhe Dame Kelly Holmes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Diane Ladd

Published

on

Aktorja Diane Ladd, nëna e Laura Dern, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ndau vajza e saj, Laura, e cila e përshkroi nënën si “heroinë e jashtëzakonshme dhe dhuratën më të madhe të jetës sime”.

Diane vdiq në shtëpinë e saj në Ojai, Kaliforni, më 3 nëntor.

Ladd shquhej për rolet në filma si Alice Doesn’t Live Here Anymore, Wild at Heart dhe Rambling Rose, duke marrë tri nominime për Oscar dhe tri për Emmy.

Ajo nisi karrierën në televizion në vitet ’50 dhe ’60 dhe debutoi në film me The Wild Angels (1966). Roli i saj në Alice Doesn’t Live Here Anymore i solli nominimin e parë për Oscar dhe më pas çmimin Golden Globe për serialin Alice.

Diane bashkëpunoi me vajzën Laura, duke luajtur në filma si Wild at Heart (1990) dhe Rambling Rose (1991), dhe në Citizen Ruth, Inland Empire dhe serialin Enlightened të HBO-së.

Ajo u martua tre herë, përfshirë martesën me aktorin Bruce Dern, me të cilin pati dy vajza; vajza e tyre e vogël humbi jetën në moshën 18 muajshe, një tragjedi që ndikoi thellë në jetën e familjes.

Laura Dern ka folur më vonë për vështirësitë e rritjes së saj pas humbjes së motrës së vogël dhe për përpjekjet e Diane për ta mbështetur si prind i vetëm.

Diane Ladd mbetet një ikonë e Hollywood-it e figurë e dashur për publikun për talentin dhe përkushtimin e saj në art dhe familje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara