Kulturë

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson ndahen përsëri, sipas burimeve

Published

on

“Ata po përpiqen të jenë në marrëdhënie të mira”, i thotë një burim revistës PEOPLE, të cilët kanë bashkë një vajzë 3-vjeçare të quajtur True.

“Uljet dhe ngritjet me Tristan ishin gjithmonë shumë zhgënjyese për Khloé. Ajo është munduar shumë të mos i besojë Tristanit”.

Një burim i dytë tregon se çifti, “po përpiqen të jenë në marrëdhënie të mira”, duke shtuar se, “Khloé do të bëjë atë që është më e mira për True”.

Megjithatë asnjëri ende nuk janë i përgjigjur kërkesës për koment.

Sipas TMZ dhe New York Post’s Page Six, i cili raportoi për herë të parë ndarjen të hënën, çifti u nda disa javë më parë, pasi modelja e Instagram Sydney Chase pretendoi në prill se ajo kishte fjetur me Thompson në vjeshtë nëkohën kur ai ishte me Khloe. Megjithatë avokati i Thompson i mohoi akuzat në atë kohë.

Lajmi i ndarjes vjen gjithashtu pas një raporti të Daily Mail se Thompson u pa të festonte me shumë gra në Los Angeles të premten.

Ndërsa të dielën, një burim tha se Thompson ishte përsëri në Los Anxhelos për të festuar Ditën e Babait, me Khloe dhe True.

“Ai kaloi shumë kohë larg Los Axhelosit gjatë sezonit [të basketbollit]”, tha burimi, duke shtuar se Kardashian ishte “e lumtur që e kishte përsëri.”

Marrëdhënia e Kardashian dhe Thompson u zbulua për herë të parë për publikun në shtator 2016, dhe Thompson bëri debutimin e tij në KUWTK kur filloi sezoni 13 në mars 2017. Gjashtë muaj më vonë, u konfirmua që të dy ishin në pritje të një fëmije së bashku, vajza True, e cila lindi në prill 2018.

Vetëm disa ditë para se të lindte Kardashian, doli lajmi se Thompson kishte qenë i pabesë gjatë shtatzënisë së saj. Ata kaluan verën duke rindërtuar marrëdhëniet e tyre, por në shkurt 2019, ata u ndanë përsëri pasi dolën raportet se ai ishte “lidhur” me miken më të mirë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Në qershor të vitit 2020, burimet konfirmuan se të dy ishin përsëri dhe ata kaluan shumicën e pandemisë COVID-19 së bashku në L.A. me vajzën e tyre.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara