Lajmet

KGjK i bën thirrje punonjësve të administratës për ndërprerjen e grevës

Këshilli përsëriti gatishmërinë dhe përkushtimin për të mbështetur kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.

Published

on

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), gjatë takimit të 280-të, si pikë të veçantë ka diskutuar situatën e krijuar në sistemin gjyqësor si pasojë e grevës së një pjese të punonjësve të administratës.

Kryesuesi i informoi anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra me qëllim të ofrimit të mbështetjes së administratës, përfshirë:

  • takimet e përbashkëta me Këshillin Grevist të Pallatit të Drejtësisë;
  • takimet me Kryesinë e Sindikatës së Judikaturës;
  • takimet e përbashkëta me Kryesuesin e KPK, përfaqësuesit e Sindikatës dhe me Ministren e Drejtësisë;
  • takimin me Grupin punues të Ministrisë së Administratës për Punë të Brendshme dhe Administratë Publike;
  • shkresën-komentet e përbashkëta me Këshillin Prokurorial të dërguara në lidhje me draft Ligjin për pagat ku janë adresuar shqetësimet e Këshillave dhe të punonjësve të administratës;   
  • takimin me grupin grevist në Pallatin e Drejtësisë ku janë dëgjuar drejtpërdrejt kërkesat e tyre, me ç’rast është shprehur mbështetje për kërkesat legjitime të Sindikatës nga ana e Këshillit dhe Sekretariatit. Edhe gjatë këtij takimi është përsëritur kërkesa Këshillit drejtuar Sindikatës përmes komunikatës së datës 1 mars 2022 që të pezullohet greva;
  • ftesën nga Ministria e Drejtësisë për përfaqësuesit e KGJK dhe të Sindikatës për pjesëmarrje në takimin e grupit punues për hartimin e koncept dokumentit për Ligjin për Administratën Gjyqësore, që do të mbahet me datën 21 dhe 22 mars 2022.

Pas diskutimeve, Këshilli përsëriti gatishmërinë dhe përkushtimin për të mbështetur kërkesat legjitime të punonjësve të administratës, por kërkoi që Greva të ndërpritet dhe t’i jepet hapësirë institucioneve për realizim të kërkesave.

Punonjësit nuk duhet të heqin dorë nga kërkesat deri në realizimin e plotë, por Greva është veprim sindikal nga veprimet e fundit që duhet të ndërmerret, aq më tepër që po mbahet në rrethana të jashtëzakonshme siç është pandemia COVID-19, që ndërlidhet me nenin 15 (1,2) të Ligjit për Greva.

Gjithashtu, Këshilli kërkoi nga Sekretariati që menjëherë të koordinohen me menaxhmentin e gjykatave dhe bashkërisht të përcaktojnë se cilat janë punët esenciale të cilat edhe bazuar në Ligjin për Greva duhet të kryhen edhe gjatë mbajtjes së grevës.

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara