Lajmet

KFOR: S’ka dëshmi për armë në kisha, për sundim të ligjit përgjegjëse është Kosova

“Asnjë dëshmi nga ajo që u raportua nuk doli”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Published

on

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, ku ka ngritur alarmin për kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë.

Sipas KFOR-it, deklaratat e deputetes britanike i referohen vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier u punësua në veri të Kosovës në misionin e KFOR-it, dhe se nga hetimet “nuk ka dalë asnjë dëshmi nga ajo që është raportuar”.

Nga ky mision theksohet se “ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësin e organizatave të sigurisë së Kosovës”.

“Prania ilegale e armëve u raportua në zyrat e KFOR-it, por pas hetimeve shtesë në mënyrë që të konfirmohet kjo, asnjë dëshmi nga ajo që u raportua nuk doli. Nuk ka asnjë dëshmi as për kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për informata të plota, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e organizatave të sigurisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Ndryshe, deputetja Kearns në Parlamentin britanik ka thënë se “Serbia kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë”. 

Lajmet

Limaj: Nuk ka lëvizje që të presim diçka ndryshe, qëndrimi ynë është i njëjtë

Published

on

By

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk sheh ndonjë ndryshim në zhvillimet politike krahasuar me seancat e kaluara dhe se situata mbetet e njëjtë.

Ai theksoi se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

Unë nuk kam parë ndonjë lëvizje që të na bëjë të presim diçka ndryshe nga seancat e mëparshme. Siç duket, gjithçka do të zhvillohet njësoj si herën e kaluar. Edhe qëndrimi ynë është i njëjtë si më parë. Nisma do të japë kontributin e saj maksimal për të shmangur procesin e zgjedhjeve, por jo me çdo kusht. Çdo proces e ka përfundimin e vet, dhe nëse nuk ka zgjidhje tjetër, zgjedhjet janë të pashmangshme”, theksoi Limaj.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim

Published

on

By

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim. Deklaratën e bëri pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.  

Shpreh keqardhje për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë, e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë. Demokracia funksionon me shumicë e jo me imponim. Institucionet janë të popullit dhe jo të një partie politike. Duhet të kuptohet se ka shkuar koha e udheheqjes së një partie. Shpreh keqardhje”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës. Ishte përpjekja e tetë me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.

Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ajo, për herë të gjashtë, i mori 54 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 44 deputetë, ndërsa tre abstenuan.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.

Seanca konstituive do të vazhdojë, më 1 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Nëse ndryshohet kandidati për kryeparlamentar sot mund të votohet

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se situata politike nuk ka ndryshuar nga seancat e kaluara dhe se vetëm një ndërrim i kandidatit për president mund të sjellë zhvillime të reja.

Nëse ndodh ndryshimi i kandidatit, atëherë mund të lëvizë diçka dhe ne do të votojmë”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se janë përmendur disa emra potencialë.

Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim sikurse seancat e ardhshme, nëse sot ndodh që do të ndërrohet kandidatja sot do të votohet nga ne. Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, shtoi Hardinaj.

Continue Reading

Të kërkuara