Lajmet

Këta artistë do të performojnë në ‘Sanremo 2023′

Këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa do të performojë një cover me DJ iLjard Shaba.

Published

on

Festivali i njohur ‘Sanremo 2023′ do të zhvillohet nga data 7 shkurt deri më 11 shkurt.

Më 10 shkurt, secili artistë do të performojë një kënge të viteve 1960-1990 me një të ftuar special, përcjell UBT News.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa do të performojë një cover me DJ iLjard Shaba që titullohet “Un’emozione da poco”.

Këtu është lista e plotë e garuesve të ‘Sanremo 2023’, siç njoftohet nga Amadeus:

-Giorgia
-Articolo 31
-Elodie
-Colapesce e Dimartino
-Ariete
-Modà
-Mara Sattei
-Leo Gassmann
-Cugini di Campagna
-Mr.Rain
-Marco Mengoni
-Anna Oxa
-Lazza
-Tananai
-Paola e Chiara
-LDA
-Madame
-Gianluca Grignani
-Rosa Chemical
-Coma Cose
-Levante
-Ultimo

Lajmet

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara