Lajmet

Këshilli Evropian do t’i japë Ukrainës 9 miliardë euro për rindërtim

“EUCO është gati t’i japë Ukrainës 9 miliardë euro. Mbështetje e fortë dhe konkrete për rindërtimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Publikuar

Këshilli Evropian do t’i japë Ukrainës 9 miliardë euro për ta ndihmuar në procesin e rindërtimit.

“EUCO është gati t’i japë Ukrainës 9 miliardë euro. Mbështetje e fortë dhe konkrete për rindërtimin e Ukrainës”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbrëmë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter: “Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro”./UBTNews/

Lajmet

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Publikuar

nga

Ish-përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqës. Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi. Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarësimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harrojë idenë se komesarët e tij politikë nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aliu: Në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet

Publikuar

nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Aliu në një konferencë për media ka thënë se me kapacitetet aktuale e me ndryshimet klimatike, nuk po arrijnë t’i menaxhojnë lumenjtë.

“Kosova i ka katër pellgje lumore dhe pellgu i Drinit të Bardhë është pellgu me i madh. Janë draftuar ligjet për menaxhimin e këtyre pellgjeve. Çka është një plan për menaxhimin e pellgjeve. Kosova është një vend që ka kapacitete të limituara të ujit, jemi në një krizë. 75 për qind të këtij uji e përben vetëm liqeni i Ujmanit, në të ardhmen duhet që t’i rrisim këto kapacitete sepse keni ndryshime që shpesh herë nuk mund t’i menaxhojmë mirë, për shkak të mungesës së planeve. Jemi në qershor dhe e përfundojmë hartën e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Duke pasur parasysh që një vendim i tilli si ky sot ne e kemi themeluar edhe task-forcën e gjelbër, jemi duke ndërmarr hapa konkret për mbrojtjen e ambientit. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur aksion të vazhdueshëm, për eksploatime e zhavorrit në lumenj dhe është bërë konfiskime të pajisjeve dhe ky aksion do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Murati për aksionin e djeshëm në veri: Dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, i zhvilluar të hënën, ka qenë veprim i bazuar në ligjshmëri.

Murati pas mbledhjes së Qeverisë së martën ka thënë se ka pasur dyshime se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë.

“Ne sigurohemi për zbatimin e ligjshmërisë për fushën financiare. Ka pasur dyshime të bazuara që po zhvillohen aktivitete financiare në kundërshtim me ligjin. Dyshimi i bazuar ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licensa. Sa i përket reagimit nuk jam ne dijeni për detaje, por çdo veprim është i bazuar në ligjshmëri”, tha Murati.

Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore.

Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion euro, 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë franga dhe rreth 14 mijë dollarë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin e cilësoi si të pa koordinuar me aleatët dhe që përshkallëzon tensionet në atë pjesë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Qeveria shuan Ndërmarrjen e Re Energjetike, miraton sërish marrëveshjen me OPEC-un

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor OPEC, pak ditë pasi e njëjta dështoi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme mori vendim që të shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës, e cila ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” nga “Contour Global”, por ky projekt është anuluar që nga marsi i vitit 2020. Krahas kësaj, u morën disa vendime për shpronësime, përfshirë atë për konservimin, restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial Masakra e Reçakut.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekruan Murati tregoi sipas tij domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes me OPEC në Kuvend. Ai tha se për të njëjtën marrëveshje janë thënë shumë të pavërteta, pasi sipas tij, përmes kësaj marrëveshje Kosova do të përfitonte rreth 40 milionë dollarë.

“Marrëveshja në fjalë është me Fondin OPEC për zhvillim ekonomik. Megjithatë kjo ka qenë e lidhur në kuadër të bashkëpunimit që kemi pasur me Bankën Botërore. Banka Botërore ka qenë udhëheqësi i procesit në kuadër të një pakete të reformave të politikave publike. Me rastin e realizimit kanë liruar mjete të cilat janë vënë Kosovës në dispozicion. Marrëveshja me Bankën Botërore ka qenë në vlerë 50 milionë euro. Ajo marrëveshje është nënshkruar, ratifikuar dhe tashmë mjetet Kosova i ka marrë. Kurse, pjesa e dytë që ka qenë me OPEC ka mbetur ende e padisbursuar pasi marrëveshja ende nuk është ratifikuar në Kuvend. Konsideroj se është e rëndësishme që të përmbyllet cikli i reformave që ka qenë dhe mjetet të disburosohen. Përveç se ka përfitime financiare, me kushte 20 vjet kthimi, bëhet fjalë edhe për rritjen dhe përforcimin e bashkëpunimit të Kosovës me të gjitha shtetet”, tha ai.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ndërkaq është shtyrë edhe për dy vite afati i zbatimit të marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara