Kulturë

Këshilla për menaxhimin e stresit

Bëni pushime të vazhdueshme, veçanërisht larg ekraneve.

Published

on

Me afrimin e vitit të tretë të COVID-19, një tjetër valë infeksionesh po shkakton një cikël stresesh te shumë individë, sipas Yahoo.com.

Rreth katër në 10 të rritur në SHBA (ose rreth 10% nga janari në qershor të 2019-ës) kanë raportuar simptoma të ankthit ose depresionit gjatë pandemisë, sipas Fondacionit ‘Kaiser Family’.

Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se stresi i zgjatur mund të ndikojë në gjumin dhe ndër të tjera në aftësinë e individit për të funksionuar siç duhet.

Afërsisht dy të tretat e psikologëve amerikanë thonë se, numri i pacientëve në listat e tyre të pritjes është rritur që nga fillimi i pandemisë dhe gjysma e tyre kanë ndjenja të përbashkëta të mospërmbushjes, sipas një sondazhi të Shoqatës Amerikane Psikologjike të vitit 2021.

Në Filadelfia, Qendra për Trajtimin dhe Studimin e Ankthit raportoi një dyfishim të kërkesave për shërbimet e saj që nga fillimi i pandemisë, njoftoi drejtoresha, Lily Brown.

Individët që përjetojnë këtë gjendje emocionale mund të jenë tepër të ndjeshëm ndaj presioneve, nga njëra anë, si dhe të lodhur mendërisht dhe të mpirë.

“Asnjëri nuk është i shëndetshëm,” tha Brown.

Ajo tha se, nuk është e pazakontë që pacientët të flasin për shqetësimet në lidhje me marrjen e vendimeve të sigurta ndërsa përballen me protokollet e COVID-19, si dhe pasigurinë e vendit të punës.

Sinjalet e stresit përfshijnë qëndrimin zgjuar natën duke u shqetësuar për të ardhmen; Lodhje nga vendimet se cilat aktivitete janë të sigurta.

Çfarë duhet të bëni? Provoni këto këshilla;

Përqendrohuni në një detyrë.
Bëni pushime të vazhdueshme, veçanërisht larg ekraneve.
Bëni një rutinë ushtrimesh, edhe nëse është një shëtitje e thjeshtë një herë në ditë.
Flini të paktën tetë orë gjumë. 

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara