Kulturë

Kur menaxherët janë problemi, e jo punëtorët

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi.

Published

on

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua lini fajin atyre. Mirëpo, menaxhmenti i performancës është më i komplikuar se aq.

Çfarë ndodh, p.sh., nëse problemi me performancën e punonjësve ka të bëjë më shumë me menaxhmentin se sa me punonjësit?

Përderisa ky skenar mund të krijojë një situatë të sikletshme dhe të vështirë, ka arsye tjera pse është e rëndësishme të dini nëse menaxherët tuaj po dëmtojnë performancën e punonjësve tuaj. Dy nga to: Jo vetëm që produktiviteti do të dëmtohet, por ju gjithashtu mund të humbisni punonjës cilësorë.

Këtu janë disa shenja që udhëheqja duhet t’i shikojë për të vendosur nëse menaxherët po shkaktojnë probleme në performancë:

Punonjësit fillojnë të largohen

Marrëdhënia në mes të punonjësve dhe menaxherëve ka ndikim direkt në mbajtjen e punonjësve. Në fakt, raporti i Gallup State of the American Manager në vitin 2015 zbuloi se 50 përqind e profesionistëve të cilët u përgjigjën thanë se lanë punën ‘’për t’u larguar nga shefi i tyre’’ në një pikë në karrierën e tyre.

Nëse punëdhënësit kanë një proces të rrjedhshëm të menaxhimit të performancës, ndryshimi i stafit nuk duhet të ndodhë në përqindje të larta si këto. Por nëse ata punëdhënës fillojnë të shohin se talentët po fillojnë të largohen, ata do t’a dinë se është koha për një ndryshim.

Menaxhmenti mund t’i bëjë punonjësit më të mirë të largohen për një numër arsyesh. Ndoshta menaxherët po e bëjnë stafin të punojë shumë ose po bëjnë premtime të cilat nuk i mbajnë. Punonjësit mund gjithashtu të ndihen të ngecur sepse menaxherët nuk i ndihmojnë ata të mësojnë dhe të rriten, ose ata mund të ndihen se nuk po vihen re.

Për të identifikuar se çfarë duhet të përmirësojnë menaxherët, kërkojuni punonjësve reagime për mbikëqyrësit e tyre dhe menaxherët e lartë. Mbani sondazhe anonime rregullisht, që punonjësit të tregohen të sinqertë pa u frikësuar nga qortimi.

Gjithashtu, inkurajoni menaxherët të mbajnë diskutime të hapura me ekipet e tyre në fund të javës. Punonjësit mund të reflektojnë se për çfarë iu nevojitet ndihma e menaxhmentit. Menaxherët pastaj mund të përdorin këto reagime direkte për t’u bërë udhëheqës më të mirë.

Gjendja morale fillon të bjerë

Punonjësit dëshirojnë të punojnë për menaxherë të cilëve iu besojnë dhe i respektojnë, e cila është arsyeja pse ndërtimi i marrëdhënieve është vital për performancën e punonjësve. Përndryshe, punonjësit mund të ndihen se po lihen në errësirë dhe të shkëputur nga udhëheqja.

Kjo marrëdhënie menaxher-punonjës ka ndikim direkt në gjendjen morale. Disa nga problemet më të mëdha me të cilat menaxherët përballen vijnë nga marrëdhëniet e tensionuara.

Siç zbuloi edhe një sondazh i Officevibe, 31 përqind e punonjësve pjesëmarrës thanë se shpresonin që menaxheri i tyre të komunikonte me ta më shpesh, dhe 63 përqind ndjeheshin se nuk lavdëroheshin mjaftueshëm. Pika kyçe është e thjeshtë: Punonjësit dëshirojnë më shumë komunikim të hapur dhe transparencë, dhe ata meritojnë më shumë njohje.

Përndryshe, gjendja morale do të bie, dhe produktiviteti të ngecë. Kështu që, nisni transparencën në organizatën tuaj duke mbajtur grumbullime javore, ku punonjësit ndajnë arritjet e tyre. Ata duhet të tregojnë se në çfarë kanë arritur sukses, dhe kolegët duhet të festojnë dhe t’i falenderojnë ata publikisht.

Lidhni programet e njohjes me kulturën e vendit të punës. P.sh., nëse punonjësit arrijnë sukses në gara miqësore, nisni një program shpërblyes, ku punonjësit mund të fitojnë shpërblime nëse arrijnë qëllime specifike.

Performancat ngecin

Menaxherët e mirë inspirojnë dhe motivojnë stafin e tyre që të jenë versioni më i mirë i vetes çdo ditë. Kur kjo ndodh, punonjësit i përgjigjen mirë reagimeve, dhe performanca vazhdon të përmirësohet.

Në anën tjetër, kur performanca ndalon së përmirësuari dhe punonjësit nuk angazhohen, është koha që punëdhënësit të vlerësojnë të gjithë faktorët të cilët kontribuojnë në rrjedhën e punës. Nëse menaxherët distancojnë veten, punonjësit mund të ndihen të shkëputur nga përgjegjësitë e tyre dhe të pa vënë re.

Menaxherët shpesh injorojnë vlerën e njërit prej aspekteve më të rëndësishme të procesit të menaxhimit të performancës: monitorimin e performancës së punonjësit dhe zhvillimin e talentëve. Nëse kjo po ndodh, mësoni menaxherët tuaj se si të mbledhin metrika të performancës dhe të ndajnë këto të dhëna me çdo punonjës.

Të dhënat e performancës janë të vlefshme sepse iu tregojnë menaxherëve dhe punonjësve se si duket suksesi. Mbani vlerësime të vazhdueshme të performancës të cilat përfshijnë këto të dhëna, dhe përfshini gjurmimin e qëllimeve. Në këtë mënyrë, individët e talentuar mund të shohin progresin e tyre personal dhe të arrijnë një qëllim i cili është i qartë.

Vlerësimet e performancës të cilat japin këto të dhëna duhet të jenë të vazhdueshme; kështu që, këshilloni menaxherët se në cilat data t’i caktojnë ato. Është e rëndësishme që të takoheni me këta menaxherë rregullisht, kështu që filloni me vlerësime mujore.

Atëherë, me shpresë që talentët do të jenë më të angazhur sepse këta individë do të shohin se performanca e tyre fillon të përmirësohet.

Plus, këto takime do të ndërtojnë një raport të fuqishëm në mes menaxhmentit dhe ekipit. Kur kompanitë zhvillojnë një repsekt dhe besim të thellë, procesi i menaxhimit të performancës bëhet më i lehtë për t’u ndjekur dhe punonjësit arrijnë sukses.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dalina Haxhiu fiton çmimin e parë në “Akordet për Fëmijë”

Published

on

Dalina Haxhiu është fituesja e çmimit të parë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”. Ajo u shpërblye me Okarinën e Artë për Fëmijë, për këngën “Ëndrra ime s’fle”, duke u renditur në krye të garës muzikore.

Çmimin e parë, Dalinës ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Okarinën e Argjendtë për Fëmijë, çmimin e dytë, e fitoi Rita Krasniqi me këngën “Soprano”, ndërsa Okarina e Bronztë për Fëmijë iu nda Marin Kerit për këngën “Ëndrrat s’kanë kufij”.

Çmimi për tekstin më të mirë shkoi për Aksa Sulejmanin, për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të autorit Valon Gashi.

Në këtë edicion garuan 15 artistë të rinj, të cilët interpretuan drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra, duke sjellë në skenë këngë me mesazhe për ëndrrat, dashurinë, paqen dhe vetëbesimin.

“Akordet për Fëmijë” u organizuan për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, duke krijuar një hapësirë të veçantë për talentet e reja dhe për prezantimin e krijimtarisë së tyre muzikore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara