Aktualitet

Kërkohet rritje të programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës

Zarife Miftari: Lufta për barazi gjinore është një epidemi botërore.

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, Kadri Gashi ka thënë se si Qendër për herë të parë në Kosovë merren me rehabilitimin e kryerësve të dhunës qoftë asaj në familje apo në baza gjinore, raporton Ekonomia Online.

“Nga viti 2018 ka filluar kjo iniciativë ndryshe. Kemi hap Qendrën e parë për shërbime këshilluese, ku merremi me rehabilitim e kryesve të veprave dhunës në familje dhe në baza gjinore,  është shprehur ai.

Analistja e Programit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues dhe Rini nga zyra e UNFPA në Kosovë, Dr. Zarife Miftari ka thënë se lufta për barazi gjinore është një epidemi botërore.

Po ashtu,  ajo njoftoi se nga kjo organizatë ofrojnë shërbime për zbutjen e problemit të dhunës në familje e asaj në baza gjinore.

“Dhuna ndaj grave është nga shkeljet më të mëdha dhe lufta për barazi gjinore vazhdon të mbetet një epidemi botërore. Dhuna në bazë gjinore duhet të kuptohet shumë më gjerë që dëmton shëndetin e të integritetin e tyre. Vajzat dhe gratë mbesin të heshtura. Programet që ne i japim përfshijnë ndihmën psiko-sociale dhe promovimin e grave për të jetuar pa dhunë. Kemi programe që përpiqemi të kontribuojmë në zbutjen e këtyre problemeve, si martesat e hershme. Nuk njihet vetëm dhuna fizike si akt dhune ndaj grave”,  është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se nuk mjafton të merremi me viktimat, por duhet të trajtohen edhe kryerësit e veprës së dhunës.

“Nuk mjafton që të flasim vetëm për viktimat dhe pasojat e tyre, duhet trajtuar edhe kryerësit e veprave dhe të veprojmë që mos të përsëritën ato”,  ka thënë ajo.

Ndërsa Iris Luaraai nga Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem në Shqipëri tregoi një histori konflikti mes një qifti. Mosmarrëveshje kjo që rezultoi me sukses duke u zgjidhur problemet e tyre përmes qendrës së tyre.

Nga ky rast Luarasi tregoi se u nxit që nga linja për këshillim për gra e vajza të punojnë edhe me burrat e djemtë.

Pra Luarasi thotë se  nga historia e atij qifti që pati, kuptoi se ka rëndësi të merremi edhe me kryerësit e dhunës aq sa me viktimat.

Kurse zyrtarja për hulumtime në SIT, Leonita Berisha ka paraqitur të dalat kryesore të hulumtimit lidhur me kryerësit e dhunës në familje dhe atij në baza gjinore.

Ajo ka konsideruar se struktura patriarkale e familjes në Kosovë ka ndikuar negativisht në të drejtat kryesore të grave.

“Kosova karakterizohet nga strukturë patriarkale të familjes, normave shoqërore tradicionale dhe qëndrimeve kulturore konservative që kanë ndikuar negativisht tek të drejtat e grave për të pasur ndikim në fushën politike, ekonomike e shoqërore”, është shprehur ajo.

Berisha ka treguar se në raportin e tyre janë përfshirë institucionet kryesore që mund të punojnë në këtë drejtim.

“Punimi është kryer me metodë kualitative që ka përfshirë pjesëmarrës nga institucionet që janë përgjegjëse për ofrim të shërbimeve për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe në baza gjinore si dhe organizata joqeveritare që luftojnë për këtë problem”,  ka shtuar ajo.

Gjithashtu ajo kërkoi vëmendje të shtuar të institucioneve sa i përket trajtimit të kryerësve të dhunës.

“Shërbimet e ofruara nga institucionet tona tregojnë se nuk përfaqësojnë standarde të qarta për këtë kategori por janë të përgjithshme. Të rregullohet me ligj referimi për kryerësit e dhunës. Të sigurojë rritje për programe për trajtimin e kryerësve të dhunës”,  tha ajo mes tjerash.

Continue Reading

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Published

on

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

33 zjarre në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, dy ende aktive

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë  janë regjistruar gjithsej 33 zjarre. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), prej tyre 29 janë shuar, dy janë nën kontroll, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarret aktive po përballohen në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, si dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të ulët.

Në rajonin e Shkupit, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë disa vatranë komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatrat Rashtak e Kamnik rë komunës së Gazi Babës, në Jabollcë, si dhe në fshatin Rashçe.

Flakët janë shuar gjithashtu edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.

Autoritete në Maqedoni apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke mos ndezur zjarre në ambientet e hapura, me qëllim që të parandalohen përhapje të reja./D.B/UBTNews/Zhurnal.mk

Continue Reading

Të kërkuara