Lajmet

Kërkohet barazi gjinore, Kurti: Përgjegjësia e ndryshimit bie mbi burrat

Ai tha sot se brenda dy vitesh kanë arritur të përmbushin 18 nga 36 caqet e programeve për barazi gjinore.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes. Në shënimin e Ditës së Gruas nga Agjencia për barazi gjinore, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat. Ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike.

Kurti tha sot se brenda dy vitesh kanë arritur të përmbushin 18 nga 36 caqet e programeve për barazi gjinore, derisa shtoi se gratë duhet të jenë të pranishme afër nxënësve e studentëve edhe si autore.

“As pas vdekjes (gratë) nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre… Sikurse në shumë fusha të barazisë, përgjegjësia e ndryshimit të situatës edhe këtu bie tek burrat. Tek e fundit, vetë problemi i pabarazisë ëshët i krijuar nga burrat, pra ata që e kanë e krijuar duhet ta zgjidhin atë. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore e për ta arritur këtë nevojitet së pari emancipimi i burrave për barazi gjinore. Është tejet e rëndësishme që nxënësit dhe studentët t’i kenë autoret gra edhe të pranishme, edhe pranë. Edukimi i brezave të ri, përveç edukim moral për barazi gjinore, duhet të ketë edhe edukim kulturor e estetik”, tha Kurti.

Ai tha se si qeveri do të jenë të përkushtuar për një shoqëri të drejtë e përparuese.

“Jemi të lumtur që brenda dy viteve të zbatimit kemi arritur 18 nga 36 të caqeve të programeve për barazi gjinore. Me përgjegjësi institucionale dhe vetëdije shtetërore, me përkushtim e veprime konkrete do të jemi bashkë në përpjekjet për një shoqëri që është e drejtë dhe përparuese”, tha ai.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në këtë takim u tha se ky 8 mars i dedikohet kujtimit për Nexhmije Pagarushën, Leze Qenën, Sazana Çapriqin, Burbuqe Rushitin, Violeta Rexhepagigjin, Burbuqe Berishën, Vjosa Berishën, Arzana Krajën, alije Vokshin, Edi Shukriun, Esma Mullën, Teuta Tmavën, Ardita Sylejmanin, Seniha Spahin dhe Shahindere Bërlajollin.

E përjetësimi i kujtimit të këtyrë grave, sipas drejtoreshës së Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia bëhet duke u vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike.

“Agjencia për barazi gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë shënim 8 marsi ia dedikon grave krijuese, këngëtare, artiste, aktiviste, profesoresha universitare, gazetare që thyen barrierat në fusha dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje… Urojmë që ky takim të na ndihmojë të gjejmë pak kreativitet për të rishikuar historinë e vendit me fytyrë gruaje, duke i bërë këto zonja pjesë të teksteve shkollore, të cilat do të frymëzojnë gjeneratat e reja të vajzave dhe djemve si dhe të përjetësojmë kujtimin e këtyre grave duke i vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike”, tha ajo.

Për nder të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Kosovë po organizohen aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara