Lajmet

Kërkesa të mëdha për fanellën e Ronaldos, United përballet me mungesë

Published

on

Manchester United po përballet me mungesë të kopjeve të fanellës origjinale të Cristiano Ronaldos, meqë pas kthimit të tij në United kërkesat për fanellën me emër të Ronaldos janë të mëdha.

Furnizuesi i veshjeve të United, Adidas tashmë duhet të përballet me vonesa të konsiderueshme në prodhim për shkak të mbylljes së fabrikave në Vietnam, prej nga zakonisht vjen 28 përqind e prodhimit të gjigantit të veshjeve sportive. Situata u komplikua edhe më shumë pas kthimit të Ronaldos në Old Trafford.

Ronaldo do ta ketë sërish numrin 7 dhe kjo ka krijuar zhurmë të madhe te fansat e tij që nxituan për ta blerë fanellën. Një zëdhënës i Adidas i tha The Independent se po punojnë bashkërisht me United për të përmbushur kërkesat jashtëzakonisht të larta të tifozëve, por s’do të kenë mjaftueshëm produkte sa ka kërkesa.

Në uebfaqen e United thuhet se disa fanella që mbajnë emrin e Ronaldos s’do të mund të shiten deri në nëntor./UBTNews

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Lajmet

86 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 86 aksidente trafiku. Nga to, një ka rezultuar me fatalitet, 25 me lëndime trupore dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,241 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, policia ka arrestuar 26 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara