Lajmet

Kërcënimet e Putinit me armë bërthamore, vjen një deklaratë nga ShBA-ja

Putin ka paralajmëruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet që ka për të mbrojtur territorin e vet.

Published

on

Shtetet e Bashkuara janë duke analizuar me “seriozitet” kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur rajonet në Ukrainë, ka thënë John Kirby, zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndryshuar “pozicionin strategjik parandalues” dhe se Putin ka folur në mënyrë të papërgjegjshme.

Të mërkurën, lideri rus ka paralajmëruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e vet.

Kjo deklaratë ka ardhur teksa rajonet ukrainase, që kontrollohen pjesërisht nga forcat ushtarake ruse, kanë nisur të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Ukraina dhe aleatët e saj i kanë konsideruar këto votime si mashtruese, dhe se përmes tyre Rusia po synon të fitojë legjitimitet.

Është precedent i rrezikshëm për Putinin që të përdorë këtë lloj retorike në kontekstin e një lufte që është duke e humbur brenda Ukrainës. Ne duhet t’i trajtojmë këto rreziqe me seriozitet. Ne kemi qenë duke kryer monitorime, aq sa kemi mundur, për të parë kapacitetet e tij bërthamore, dhe mund të them se ne nuk shohim ndonjë indikacion që duhet të ndryshojmë pozicionin tonë parandalues në këtë pikë”, ka thënë Kirby për transmetuesin britanik, BBC.

Ai i ka konsideruar planet e presidentit të Rusisë për aneksim të disa pjesëve të Ukrainës si “asgjë më shumë sesa manovrime të Putinit që të tentojë sërish, përmes politikës dhe çështje zgjedhore, të fitojë atë që nuk po mundet përmes mjeteve ushtarake”.

Mirëpo nuk do të funksionojë. Askush nuk do t’i njohë ato. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Putin të largohet nga Ukraina. Ai duhet t’i japë fund kësaj lufte”, ka thënë ai.

Presidenti Putin, ka shpallur më 21 shtator mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara