Kelly Osbourne përsëri ‘esëll’ dhe tani jep detaje prej periudhës kur ishte e varur nga droga dhe alkooli në Red Table Talk.
36 vjeçarja, foli me Jada Pinkett Smith për kalimin e saj gati katër vjet të vetëpërmbajtes nga përdorimi i substancave narkotike. Ajo gjithashtu foli për mënyrën se si filloi, me ç’rast qysh në moshën 13 vjeç u përshkallëzua në heroinë.
Ajo tregon se rifilloi përdorimin kur një ditë ajo ishte ulur pranë një pishine duke pritur që dikush t’i bashkohej asaj për një takim biznesi. Ajo dalloi një grua dhe burrin e saj që kishin shampanjë dhe mendoi: “Edhe unë mund ta bëj atë. Të nesërmen pata vetëm dy gota. Të nesërmen pas kësaj, mora shishe”.
Ajo tha: “Ndodhi ashtu dhe kur fillova, nuk u ndala”.
Pas kësaj, ajo ndau rikthimin e saj publikisht në mediat sociale – para se t’i tregonte familjes së saj, duke menduar se do ta ndihmonte atë të ishte e përgjegjshme. Ajo menjëherë filloi trajtimin dhe terapinë ambulatore, dhe pasi kaloi një periudhë të “vështirë”, por që thekson se tani është në një vend më të mirë.
Kelly Osburne në Red Table Talk me Jada Pinkett Smith.
Osbourne tha se alkooli ishte gjithmonë i pranishëm në jetën e saj duke u rritur sepse “Unë vija nga një familje alkoolike”, duke iu referuar babait Ozzy Osbourne. (Ylli i rokut Black Sabbath, i cili është i varur nga droga dhe alkooli, por që ka ndaluar përdorimin për rreth shtatë vjet.) Ajo e quajti Ozzy “ndoshta pirësi më i rëndë që kam parë në jetën time”.
Kelly Osburne dhe babai i saj, Ozzy Osburne gjatë viteve të 80-ta.
Sidoqoftë, telashet e saj filluan në moshën 13 vjeçare pasi u transferuan në Los Anxhelos nga Anglia dhe ishin ndryshe nga ata përreth saj dhe kishin të bënin me pasigurinë. Ajo vuri në dukje, “Unë isha aq e huaj” dhe “shumë angleze” deri në pikën ku “njerëzit nuk e kuptonin atë që po thoja”. “Ishe e rrethuar nga fëmijë me të vërtetë të pasur, duke thënë se ajo ndihej sikur ishte zgjuar dhe ishte në filmin ‘Clueless’, dhe nuk “përshtatej askund”.
Atë vit, ajo ishte me të vërtetë e sëmurë nga bajamet, gjë që kërkoi një operacion. Asaj i ishte përshkruar qetësuesi i dhimbjeve opioide Vicodin dhe kjo me të vërtetë nisi varësinë gjatë gjithë jetës.
“Kjo ishte gjithçka që më duhej”, tha ajo për ilaçin. “Unë kisha çdo zë në kokën time me fjalët: “Je e plotë! Je e shëmtuar! Nuk je mjaftueshëm e mirë! Askush nuk ju pëlqen!” … Papritmas, çdo zë i imi u hesht. Dhe u duk sikur jeta më përqafoi”, shton ajo.
Ajo tha, “Shumë shpejt ajo shkoi nga Vicodin në Percocet”, një tjetër opium. Dhe pastaj, “Percocet për heroinë”.
Osbourne tha në moshën 19 vjeç ajo u “kap duke blerë” heroinë, dhe të nesërmen nëna e saj e vendosi atë në rehabilitim. Në kujtimet e saj të vitit 2017, ajo tha se ka shkuar në rehabilitim rreth shtatë herë.
Osbourne tha se problemet e saj të varësisë ndaluan zhvillimin e saj personal, duke treguar se ajo dëshironte që të ishte nënë, por që ishte e pamundur duke e ditur që ajo nuk do të ishte një nënë e përgjegjshme mes gjithë problemeve të saj.
Osbourne tha se ajo ka një varësi të tillë saqë mund të bëhet “e varur nga çdo gjë”, si ushqimi, me të cilin luftonte. (Ajo ka humbur 85 kilogramë që kur bëri operacionin e mëngës së stomakut vitin e kaluar.)
Por alkooli është ajo që sipas saj i’u është përshtatur “më mirë”, duke e quajtur atë “ilaçi i zgjedhur” … “Unë dua të jem e mpirë ndaj gjithçkaje”, thotë ajo./UBTNews
Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.
Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.
Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.
Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/
Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.
E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.
Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.
Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.
Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.
Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/
Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.
Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.
Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.
Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.
Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.
Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.
Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/
Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.
Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.
Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.
Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/