Aktualitet

KE propozon vazhdimin e certifikatave digjitale COVID deri në mesin e vitit 2023

Parlamenti dhe Këshilli i BE-së duhet të vendosin për propozimin e KE-së për të hyrë në procedurën ligjore.

Published

on

Komisioni Evropian propozoi sot zgjatjen e përdorimit të certifikatave digjitale deri më 30 qershor 2023, duke shtuar se COVID është ende i përhapur në Evropë dhe se qytetarët duhet të përdorin certifikatat në rast të kufizimeve të mëtejshme të udhëtimit për shkak të masave epidemiologjike.

“Ne duhet të jemi gati për një rritje të mundshme të infeksioneve në pjesën e dytë të këtij viti ose për shfaqjen e varianteve të reja”, tha KE.

Komisioni thekson se certifikatat COVID janë një “masë e jashtëzakonshme” dhe do të revokohen kur të mos jenë më të nevojshme.

Komisioni propozoi gjithashtu përfshirjen e testeve laboratorike me cilësi të lartë për antigjenin midis llojeve të testeve për të cilat mund të lëshohet një certifikatë testimi, si dhe një regjistrim të numrit të dozave të administruara në çdo shtet anëtar, jo vetëm në atë që e ka lëshuar.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të vendosin për propozimin e KE-së për të hyrë në procedurën ligjore.

Vendi

FSK-ja hyn në Gazë në kuadër të misionit të OKB-së

Published

on

By

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në një mision ndërkombëtar stabilizues të mandatuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, një nga zonat më të nxehta në botë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku u konfirmua se pjesëtarët e FSK-së do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për siguri, kryesisht në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Ky hap konsiderohet si një arritje e madhe për Kosovën në kuadër të kontributit për stabilitetin global në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ky angazhim vjen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), e cila buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, kjo forcë shumëkombëshe pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin.

Ajo ka për qëllim trajnimin e policisë së re palestineze, sigurimin e kufijve, ruajtjen e rendit dhe mbështetjen e çmilitarizimit të territorit nga Hamasi, i cili kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe nisi luftën aktuale me sulmin e tetorit të vitit 2023. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot kryesisht me diell dhe temperaturë deri në 27 gradë sot

Published

on

By

Kosova do të karakterizohet nga një javë që nis me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta në të gjithë territorin e vendit.

Sa u përket vlerave termike, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Gjatë gjithë ditës do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke krijuar një atmosferë të këndshme. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara