Botë

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

Published

on

KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron.

Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Banka Qendrore Evropiane pritet po ashtu që të publikojë mendimin e saj më 4 qershor, dhe zyrtarët bullgarë kanë thënë se presin një vlerësim pozitiv edhe nga ky institucion.

Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, duke u bazuar në opinionet e KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe në diskutimet me Eurogrupin dhe Këshillin Evropian.

Edhe pse pranimi i euros ishte një nga kushtet për anëtarësimin në BE, dështimet legjislative – përfshirë reformat për luftimin e pastrimit të parave, shqetësimet për inflacionin dhe bllokadat politike (Bullgaria ka mbajtur shtatë procese zgjedhore në katër vjetët e fundit) – e kanë bërë këtë rrugëtim të vështirë për Sofjen.

Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE.

Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Shengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur.

Lajmet

Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem

Published

on

Qeveria zvicerane tha se mund të sigurojë vetëm 24 avionë të rinj luftarakë F-35 me 6 miliardë franga të miratuara, në një rast ekstrem, pra për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë.

Sipas tyre, problemi qëndron në shërbimet e shumta shtesë të përfshira në kufirin e kostos, siç raportoi gazeta “Sonntags Zeitung”.

Vetëm avionët kushtojnë 3.8 miliardë franga dhe kostot shtesë të vlerësuara deri në 1.3 miliardë franga u referohen vetëm avionëve, siç i është konfirmuar gazetës nga Zyra Federale për Armatime./S.K/EO/Albinfo.ch/

Continue Reading

Lajmet

Administrata Trump është gati të anulojë financimin e gjykatave ndërkombëtare

Published

on

Sipas Newsmax, administra e presidentit amerikan Donald Trump është gati të ndërpresë financimin e gjykatave ndërkombëtare dhe projekteve që kanë formësuar proceset në Ballkan për dekada me radhë.

Ky medium ka mësuar nga burime të afërta të administratës Trump, se në Washington ka nisur tashmë procesi i përgatitjes për një nga ndryshimet më të ashpra në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë ose me një reduktim drastik i financimit të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.

Sipas këtij informacioni, institucionet që kanë luajtur një rol kyç në Ballkan për dekada të tëra, dhomat e specializuara në Kosovë, projektet ndërkombëtare gjyqësore në rajon dhe një sistem më i gjerë i mbështetjes për gjyqësorin që varej kryesisht nga fondet amerikane, gjithashtu pritet të preken nga kjo./S.K/EO/Newsmax/

Continue Reading

Lajmet

Australia kërkon ashpërsim të ligjeve për armë pas sulmit me 15 të vrarë në Sydeny

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se do të vendosë rregulla më të rrepta, duke përfshirë kufizimet kohore për licencimin, në agjendën e kabinetit të tij.

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, është zotuar për një përgjigje dërrmuese ndaj sulmit në Sydeny ku mbetën të vrarë 15 persona. A

Sipas CNN, Australia tashmë ka disa nga ligjet më të rrepta për armët në botë.

Viktima më e re është një fëmijë: Një vajzë 10-vjeçare me emrin Matilda është identifikuar si një nga 15 të vrarët në sulm. Ajo po festonte natën e parë të Hanukkah me familjen e saj kur personat e armatosur hapën zjarr. Ajo vdiq nga plagët e marra në spital.

Të dyshuarit babë e bir: Djali 24-vjeçar, i cili kishte lindur në Australi, ishte ekzaminuar më parë nga agjencia e sigurisë së vendit ASIO, e cila vlerësoi se nuk kishte kërcënim për përfshirjen e tij në dhunë. Babai, të cilin policia e qëlloi dhe e vrau në vendngjarje, kishte një licencë gjuetie rekreative dhe ishte pjesë e një klubi armësh. Ai mbërriti në Australi në vitin 1998.

Policia ka bastisur një shtëpi periferike në Sydney në lidhje me sulmin. Nuk është e qartë se kush jetonte në shtëpi. Fqinjët përshkruan skena kaosi dhe frike ndërsa oficerët mbushën rrugën e tyre zakonisht të qetë.

38 persona po trajtohen në spital dhe ky numër është pak më i ulët se 40 të raportuar si nën trajtim spitalor në një përditësim të mëparshëm nga zyrtarët./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Japonia verilindore goditet nga një tërmet i fuqishëm

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi bregun verilindor të Japonin raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke bërë që Tokio të lëshojë një paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 02:44 GMT dhe u mat në një thellësi prej 16 kilometrash (9.94 milje) larg bregut të qytetit Hachinohe në prefekturën Aomori, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për pjesët veriore dhe verilindore të vendit dhe parashikoi valë deri në 1 metër (3.2 këmbë) në rajonet e prekura, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Autoritetet lëshuan gjithashtu urdhra evakuimi në disa qytete dhe u kërkuan njerëzve të zhvendoseshin në vende të sigurta, raportoi transmetuesi publik NHK.

Nuk janë raportuar anomali nga termocentralet bërthamore në rajonin e prekur.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti i fundit i fortë goditi rajonin pasi autoritetet paralajmëruan më parë për dridhje të forta këtë javë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara